Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtarja e njohur shqiptare: Ja si na ngacmonin seksualisht në kohën e Enverit

 

 

Justina Aliaj

Ngacmime seksuale të femrave të bukura ka pasur edhe në kohën e diktaturës, e sidomos kur ata ishin këngëtare të njohura. Pas festivalit të 11-të, Justina Aliaj nuk e mbushi kurrë boshllëkun që i la mungesa e artit e megjithatë, pas viteve ’90-të, në kohën e lirisë, zgjodhi të largohej.

Shtypjet e vazhdueshme, e bën të zgjedhë të ardhmen e mirë të fëmijëve. Për vite me radhë nuk e pamë e dëgjuam këngëtaren e aktoren Justina Aliaj. Vitet e fundit, daljet e saj në skena kanë qenë më të shpeshta. Ka arritur të realizojë ëndrrat që dikur i lanë në mes. Sot, në këtë intervistë për mediar shqiptare Justina tregon për të gjitha.

Për herë të parë Aliaj flet edhe për anët e hamendësuara por të pa zbardhura të rretheve artistike të kohës! Sigurisht që më fshehtë se sot por avantazhet që kishin disa vetëm sepse ishin më ‘të gatshme’ se ca të tjera, kanë ekzistuar gjithmonë. Për diktatorin, ngacmimet seksuale dhe vajzat e privilegjuara, aktorja shkodrane.

Duke treguar, Aliaj thotë se lishte nga ata të privilegjuar që nuk ishin artistë të vërtetë.

“Sigurisht që po, por s’mund të jap emra, e ndaluar rreptësisht. Kjo nuk mund të ndodhë me mua. Ata e dinë vetë në radhë të parë a e meritojnë apo jo”, thotë ajo. Më pas Justina Aliaj tregon se di bëhej karrierë: Ishte e neveritshme. As nuk e kam dashur kurrë dhe as nuk e kam bërë kurrë, nuk ishte rruga e duhur. Nuk ishte arti i vërtetë, por një art që i shërbente një elite. Kaq. Ne nuk iu përgjigjëm dot asaj.

Ndërkaq Aliaj tregon se edhe asaj i janë bërë oferta për të vazhduar karrierën për shkak të hireve e jo talentit. “Po, ka ndodhur edhe me mua, edhe unë nuk mund t’i shpëtoja atij sistemi. Bëja sikur nuk kuptoja, por pastaj kisha marrë dënimin. Nuk këndoja për kohë e kohë, më hiqnin nga një koncert, nga një tjetër, e kështu me radhë. Është një gjë që më vjen keq që më pyetët, por edhe më vjen keq të gënjej”, thotë Justina Aliaj.

Ajo tregon se si bëheshin ngacmimet seksuale.

“Kishte. Madje, kur flisnim ngushtë me dy-tri shoqe që kishim, thoshin se “e kanë për detyrë”. Ishte e dhimbshme, por secili din vetë çfarë bën dhe e ka për vete gjithsekush”, tregon këngëtarja Justina Aliaj.

Image

 

 

Please follow and like us: