Albspirit

Media/News/Publishing

Sharon Stone vazhdon të mahnisë me seksualitetin e saj

sharon stone

Skena ku Sharon Stone qëndron këmbë mbi këmbë në filmin “Basic Instinct” vazhdon të jetë një prej fantazive të çdo mashkulli që e ka parë. Edhe pse kanë kaluar 24 vite që prej atëherë, Sharon Stone vazhdon të jetë një seks simbol edhe në moshën 58 vjeçare.

Ajo ka treguar edhe një herë se nuk ka”konkurrente” kur bëhet fjalë për seksualitet, gjatë kësaj fundjave ku është kapur duke luajtur volejboll në një nga plazhet e Malibusë në Kaliforni.

Ajo është në xhirimet e filmit “A Little Something For Your Birthday”, në të cilin Sharon interpreton rolin e një stiliste që e ka të vështirë të gjejë suksesin në karrierë dhe gjithashtu ka probleme të gjejë dashuri në jetë.

Në filmin që do të dalë në vitin 2017 interpretojnë edhe Ellen Burstyn dhe Famke Janssen.

 

1476857860_sharon7
1476857828_sharon3
Please follow and like us: