Albspirit

Media/News/Publishing

Si u njoh Trump me modelen Melanie

Donald Trump ishte në lidhje me një femër tjetër kur u njoh me Melania Trump, e cila tani është gruaja e tij. Ajo ka treguar ngjarjen dhe takimin e tyre në një festë të javës së modës më 1998. “Ai dëshironte numrin tim, por ai ishte me nje tjetër dhe unë sigurisht nuk ia dhashë”, tregoi ajo. “I thashe, nuk ta jap numrin tim, më jep numrin tënd dhe unë do të marr ne telefon” tregoi ajo, duke shtuar se donte të dinte çfarë lloj numri po i jepte ai, biznesi apo tjetër. Atëherë Trump i kishte dhënë Melanisë, lindur në Slloveni, të gjithë numrat e tij. ‘Të zyrës, shtëpisë në New York’, të gjithë”, thotë ajo. Melania atëherë 28 vjeçare dhe duhej të udhëtonte në Karaibe, por e kishte thirrur atë sapo ishte kthyer në New York disa ditë më vonë. Çifti u martua më 2005.

Please follow and like us: