Albspirit

Media/News/Publishing

Soros ndan donacion prej 10 milionë dollarë për ta luftuar krimin e urrejtjes, pas fitores së Trumpit

George Soros ndan donacion prej 10 milionë dollarë për ta luftuar krimin e urrejtjes, pas fitores së Trumpit

Miliarderi George Soros është zotuar se do t’i ndajë 10 milionë dollarë nga fondacioni i vet për të ndihmuar në luftimin e rritjes së krimeve të urrejtës, qëkur Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Manjati amerikan me prejardhje nga Hungaria, do ta ndajë donacionin e vet për disa aktivitete kundër krimit të urrejtjes, pasi që më shumë se 700 incidente të ngacmimit janë raportuar që nga dita e zgjedhjeve, transmeton Express.

Ai do të fillojë duke dhuruar fillimisht 5 milionë dollarë në grante prej 150.000 dollarë për organizatat e komunitetit dhe shoqërisë civile, përmes Fondacionit për Shoqëri të Hapur.

“Duhet patjetër të bëjmë diçka për ta kundërshtuar atë që po ndodh këtu,” ka thënë Soros për New York Times.

Ai ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga incidentet e ngacmimeve në bazë të urrejtjes./Express/

Please follow and like us: