Albspirit

Media/News/Publishing

SUDDEUTSCHE ZEITUNG: BE nuk duhet të dorëzohet para Edoganit

"SUDDEUTSCHE ZEITUNG" - BE-ja nuk duhet të dorëzohet para Edoganit

Mediat gjermane i kane kushtuar rëndësi sot Turqisë dhe deklaratave të presidenti Erdogan.

Liria, demokracia, barazia: Prej muajsh, presidenti turk po i merr këto vlera të BE-së nëpër këmbë.

Vlerat mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian janë respekti për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit.

Për muaj me radhë, të gjitha këto vlera janë vënë në pikëpyethje nga presidenti turk. Megjithatë, BE-ja negociopn ende me Turqinë për anëtarësimin e saj. Në mosmarrëveshjet lidhur me fatin e negociatave për anëtarësim, BE-ja është e detyruar të flasë njëzëri.

Gjendja në Turqi është e tmerrshme, por në qoftë se bëhet fjalë për respektimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, tmerrësisht e komplikuar. Erdogani po shqyrton rifutjen e dënimit me vdekje. Me forcën e tij, lejon arrestimin e gazetarëve, deputetëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shkel me këmbë të drejtat e kurdëve. Ajo që Erdogani e sheh si kundërpërgjigje të një përpjekje për grusht shteti, hapet në një valë spastrimi për të fhirë çdo rezistencë në rrugën për një president me fuqi totale. Përpara se të bashkohet me BE-në, Turqisë i duhe kujtuar neni 2 i kësaj kontrate. Një përzierje e ndërgjegjes, qëllimeve të mira dhe pafuqisë shqetësuese i ka penguar vendet e BE-së t’i ndërpresin negociatat e anëtarësimit. Deri më tani.

Ndërgjegjja trazohet nga fakti se edhe më parë BE-ja e pka pranuar me vështirësi idenë e pranimit të Turqisë, kurse në Ankara nuk ka pasur kurrë një frymë pro-evropiane. Disa qeveri i tolerojnë negociatat me gjysmë zemre. Një nga shprehjet është “partneritet i privilegjuar”, të cilën kancelarja gjermane Angela Merkel, e tërhoqi. Turqit gjithsesi duhet të pyesin veten nëse dera për në Evropë është me të vërtetë e hapur.

Kështu që ndërgjegja mund të justifikohet si një këshilltare e keqe. Edhe në qoftë se evropianët e pranojnë se demokracia në Turqi përkohësisht është pezulluar, shresat e tyre dërrmohen nga deklaratat e Erdoganit se vetë BE-ja i ka shkatërruar të gjitha shpresat nga ndërprerja e negociatave. A është BE-ja vërtet aq e dobët sa ta shpallë këtë të vërtetë, pyet Erdogani. Artikulli thotë se BE-ja edhe mund ta quajë veten të shantazhuar për shkak të krizës së efugjatëve, pesën kryesore të së cilës e mban Turqia. E vërteta është se pezullimi i negociatave për anëtarësim nuk do t’i zgjidhë problemet. Zgjidhja është që në Turqi të fitojë rruga e demokracisë. Në kohën kur në pushtet janë Trami, Putini, Erdogani apo shfaqen prirje nacinaliste në Hungari e Poloni, Evropës nuk i lejohen lojëra taktike. Për këtë arsye, kërkesa nga e djathta në Parlamentin Evropian për të pezulluar negociatat, mbetet vetë për t’u negociuar.

Please follow and like us: