Albspirit

Media/News/Publishing

The Economist: Jeremy Corbyn, tregtari i dyshimtë si Vehbi Alimuça

I krekosur në kostumet e bëshëm, Vehbi Alimuçaj ishte një simbol i përqafimit të kapitalizmit të Shqipërisë post –Sovjetike. Rënia e komunizmit e hapi ekonominë, njerëzit patën para për të investuar dhe zoti Alimuçaj – një biznesmen i njohur si “Faraoni” – e dinte, ose të paktën pretendonte se e dinte, si t’i përdorte ato.

Paratë u grumbulluan, të tërhequr edhe nga normat e larta të interesit që dukeshin shumë të mira për të qenë të vërteta. Dhe ishin: Zoti Alimuçaj ishte një mashtrues që i përdori depozitat e çdo vale të re të investitorëve për të paguar dividentët që kishte premtuar në mbledhjet e mëparshme të parave. Kur skema e tij piramidale dhe të tjera si ato e rrënuan ekonominë shqiptare në vitin 1997 ai u arrestua dhe u shpall fajtor për vjedhjen e 325 milionë dollarëve nga qytetarët. Si e kishte bërë këtë? Rol luajti edhe kultura e mangët financiare e Shqipërisë së atëhershme. Por gjithashtu ka një të vërtetë të përjetshme: është shumë e lehtë për të shitur një produkt imagjinar, nëse duket i mirë.

Bagehot ( Walter Bagehot, gazetar dhe redaktor i The Economist – shënim i Lapsi.al) e kujton këtë histori teksa po shikonte fjalimin e Jeremy Corbyn në konferencën e Partisë Laburiste në 28 shtator. Mijëra të majtë idealistë kishin vërshuar për ta rizgjedhur atë kryetar të partisë. Po përse? I kollarisur dhe monoton, të folurit publik i zotit Corbyn është përmirësuar shumë gjatë këtyre muajve të fundit, por vetëm nga e tmerrshmja tek mediokriteti. Dhe për një njeri që i ka kaluar ditët e fundit për t’u paraqitur sa më i natyrshëm në konferencë, duke u thënë të gjithëve se po e vinte partinë Laburiste mbi një plan zgjedhjeje, ai kishte një prospekt joserioz.

Për Brexit, prioritetin kryesor të Britanisë, ai nuk pati asgjë thelbësore për të thënë. Po ashtu edhe për difiçitin buxhetor, shkakun kryesor të humbjes së laburistëve vitin e kaluar. Në fjalimin e tij ai foli për një listë blerjesh – rritjen e shpenzimeve për kërkime, investime në infrastrukturë dhe të holla për zonat me nivelin më të lartë të emigracionit – pa thënë se ku do t’i gjente paratë.

Lista e dëshirave të tij me 10 pika politike, që përfshin edhe “veprimin për të siguruar mbjedisin tonë” dhe “sigurinë në punë” lexohet sikur ai të jetë i pari person që mendon për këto nocione. Njeriu i vetëpropozuar si kryeministër i ardhshëm i Britanisë, duke cituar Kerry McCarthy, një ish –ministër të kabinetit të tij hije, ka ofruar “vetëm gjëra që mund të përshtaten për një T – Shirt” (thotë The Economist – përkthim i Lapsi.al).

Zoti Corbyn ishte po aq jobindës për mënyrën se si ai një ditë mund të arrinte në Downing Street. Ndonëse rizgjedhja e tij triumfues i nënshtroi përçarjet e thella të partisë gjatë konferencës, ato mbeten të gjalla. Nga podiumi, Len Mçluskey, bosi besnik i bashkimit më të madh lidhur laburistëve, u bëri thirrje armiqve të Z. Corbyn që të largohen. Ndërkohë që tradhëtia e vetë Z. Corbyn ndaj elektoratit nuk pati kuriozitet për të. Ai nuk pati asgjë për të thënë rreth arsyeve të humbjes së Laburistëve vitin e kaluar apo përse partia është në nivelin më të ulët të mbështetjes në sondazhe në tre dekada. Ai nuk ishte i gatshëm të angazhohej as me median që ka, që e trajtoi si në formë fyese. Në vend të intervistës së zakonshme në BBC mëngjesin e fjalimit të tij, ai kishte regjistruar një të tillë më parë, me ndihmësit e tij që thuhet se i shpjegonin se ai që synonte të ishte kryeministër “s’mund të ishte një person i intervistave mëgjesore”.

Megjithatë, kjo potpuri e politikave të pabazuara, fjalëve të bukura dhe vetëkënaqësisë zgjedhore ka tërhequr legjione në partinë e tij. Anëtarësia e saj është më shumë se dyfishuar që nga koha kur Z. Corbyn u bë udhëheqës: 15.500 u bashkuan pas rizgjedhjes së tij më 24 shtator. Tubimet e tij gjatë verës tërhoqën me mijëra gjatë verës.

Kjo energji ishte e dukshme në Botën e Transformuar, një konferencë alternativë e organizuar nga Momentum (brigada jozyrtare e mbështetësve entuziastë të Z.Corbyn), që u mbajt pak para konferencës zyrtare të Laburistëve. Në sallë në formë shpelle që dikur kishte shërbyer si kishë, si “shitës ambulantë” anëtarë të fushatës kundër varfërisë dhe kundër racizmit konkuruan me folësit e platformës Corbyn-iste. Një stendë ofronte kopje të librit “Libri me Ngjyrosje i Corbyn” madje dhe koleksione të poemave që i thurin lavde njeriut: “Hej Jeremy Corbyn, na vjen keq për të pranuar/ që kompromisi dhe zvarritja na kanë çuar në rrugë të gabuar” (shqipërim i Lapsi.al). Mes duartrokitjeve të stuhishme Z. Crobyn i tha konferencës: “Anëtarësimi i ynë i rritur masivisht është pjesë e lëvizjes që mund të përçojë mesazhin e Laburistëve në çdo komunitet”.

Ashtu si Z. Alimuçaj, ai ka një virtyt për të pasur pak substancë për t’u ofruar atyre që investojnë tek ai. Kjo për shkak të mungesës së detajeve se si do të fitojë ai pushtetin në një vend skeptik dhe të realizojë socializmin në një botë konkurruese duke përshëndetur kapacitetet thuajse mistike të lëvizjes së tij. Në Liverpool, rritja e saj u përshëndet gjerësisht si provë se britanikët e zakonshëm mund të fitohen. Në fjalimin e tij të turbullt, më 27 shtator Tom Watson, zëvendësi i moderuar i Z. Corbyn, vlerësoi kryetarin e ri të Londrës, Sadiq Khan, për fitoren në zgjedhje. “Ashtu siç bën Jeremy Corbyn”, ndëpritet nga një i moshuar rastësor që gjendet mes turmës, për të theksuar apelin e liderit të Laburistëve ndaj gjysmë milioni britanikëve të përfshirë në parti.

Gjenialiteti i Z.Corbyn është vetë-përforcimi i tij. Sa më shumë të paqarta dhe gjithëpërfshirëse janë premtimet dhe idealet që ai ia mvesh lëvizjes, më shumë njerëz i bashkohen asaj. Sa më shumë veprojnë kështu, aq më e rehatshme duket lëvizja. Lideri Laburist po përdor depozitat e shpresës të vendosura nga një grup, për të paguar dividentët e pritura nga grupet e mëparshme. Në përgjithësi procesi jep përshtypjen e suksesit dhe të një lëvizje që superon çdo pasuri bazë, duke përfshirë çdo lloj plani për të fituar pushtetin dhe përdor atë në mënyrë efektive.

Lëvizja “jam unë”

Të gjitha skemat piramidale bien. Nuk është e qartë se kur do të ndodhë kjo me Corbynism-in. Pjesa më e madhe e komentatorëve dhe Laburistëve të moderuar presin që ai të humbë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ndoshta keq. Por nuk është e sigurtë nëse kjo do t’i japë fund ciklit; se nuk do të shihet vetëm si provë se lëvizja nuk është mjaftueshmërisht e madhe për t’u marrë me interesat – media, biznez, mbrotje – që kanë komplotuar gjoja kundër z Corbyn. Ky rreth vicioz ndihmon në shpjegimin pse politikanët laburistë, duke përfshirë Z. watson dhe Z. Khan, duken të mbërthyer në një rrugë pa krye. Asnjë s’dëshiron ta ndajë partinë Laburiste; partia është shumë e fisnore për këtë dhe të shumtë janë ata që dyshojnë që një parti e re e moderuar mund të mbijetojnë në sistemin mazhoritar zgjedhor të Britanisë. Megjithatë, duke rekrutuar grupe të qendrës së majtë, lëvizja piramidale e pakuptueshme e Z. Corbyn duket si një e shtënë e largët. Nuk ka opsione të mira. /The Economis

Please follow and like us: