Albspirit

Media/News/Publishing

Viktoria Beckham, një bluzë për të bërë bamirësi

back


Viktoria Beckham ka zgjedhur që për ditën botërore kundër AIDS të veshë një bluzë me një vizatim të bërë nga vajza e saj Harper. Vetëm një muaj më parë, Victoria udhëtoi në Afrikë, sëbashku me djalin e madh, Brooklyn  për të mbështetur fëmijët me AIDS.

Aktualisht ajo është duke përdorur influencën e saj në botën e modës për të bërë bamirësi duke mbledhur fonde për ditën botërore të AIDS. Mësohet se të githa fondet do të shkojnë për organizata si “UNAIDS” dhe “BORN FREE AFRICA”.

back-1

Duke folur për këtë nismë, ajo u shpreh se duhet bërë ende më shumë për të ndërgjegjësuar botën, qeveritë e shteteve për të mbajtur në axhendë luftën ndaj HIV & AIDS . 42-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve ka krijuar një koleksion me bluza për fëmijët dhe të rritur duke shfaqur karikatura nga filmat e animuar, që do të shiten në dyqanet “Victoria Beckham” në Londër.

Ajo nuk ka ngurruar ta ndajë këtë nismë me fansat e saj në Instagram. Me një pamje mahnitëse ajo shfaqet në një foto të thjeshtë në një sfond gri dhe me make up minimal për të nxjerrë në pah bluzën e veçantë.

Please follow and like us: