Albspirit

Media/News/Publishing

Ndikimi i fitores së Donald Trump në Europë

Fitorja e Donal Trumpit mendohet se mund të ndihmojë politikanët populistë në Evropë. Në një intervistë për agjencinë Reuters, kandidati austriak për president që përfaqëson ekstremin e djathtë Nobert Hofer thotë se ka më shumë shanse të fitojë në balotazhin e 4 dhjetorit.
Kandidati austriak për president i ekstremit të djathtë Norbert Hofer tha se fitorja e Donald Trumpit është prova se ai ishte në rrugën e duhur me fushatën e tij elektorale populiste.
“Kudo që elitat distancojnë veten e tyre nga votuesit, do të ndëshkohen me votë”, tha ai në një invervistë për Reuters.
Sikurse edhe presidenti i zgjedhur amerikan, 45 vjeçari Hofer e sheh veten tij si një nacionalist që njeh problemet e njerëzve të thjeshtë të injoruar prej politikës.
“Nuk është çështje as e politikës së majtë apo të djathtë por sa e ngushtë është marrëdhënia dhe nëse je gati të marrësh vendime që do të lehtësonin shqetësimet aktuale”, tha zoti Hofer.
Fitorja e zotit Trump dhe vota britanike për të dalë nga Bashkimi Evropian pritet të nxisin një “cunam populist” që mund të transformojë mjedisin europian politik.
Balotazhi i zgjedhjeve presidenciale të 4 dhjetorit në Austri, mund të sjellë fitoren e zotit Hofer si kryetarin parë të një shteti të Bashkimin Evropian që vjen nga e djathta ekstreme. Të tjera procese zgjedhore me kandidatë të së djathtës ekstreme do të ketë vitin që vjen në Holandë, Francë dhe Gjermani.
Zoti Hofer e humbi garën në maj me 31 mijë vota ndaj ish kryetarit të partisë së gjelbër Alexander Van der Bellen por ju dha një shans i dytë kur Gjykata Kushtetuese anuloi rezultatin për shkak të parregullsive në procesin e numërimit.
I pyetur lidhur me premtimet e zotit Trump për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë si dhe sanksionet europiane ndaj Rusisë, zoti Hofer tha se ai është dakord që sanksionet të hiqen, duke u bërë jehonë thirrjeve të Ministrit të Jashtëm Sebastian Kurz të partisë popullore konservatore.
“Ne u detyrohemi shumë të dyja vendeve për shkak të historisë dhe ndaj kemi interes të veçantë për paqe. Ja pse jam pro heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, tha ai.
Edhe pse ka votuar kundër futjes së Austrisë në Bashkimin Evropian në vitin 1994 zoti Hofer është tërhequr nga qëndrimi për t’u larguar. Dhe një largim i Austrisë pas vendimit të Britanisë, e rrit pasigurinë dhe frikën.
Me një ekonomi të varur tek eksportet Austria ka qenë e angazhuar për një kohë të gjatë në Bashkimin Eurpian, me 2/3 e votave pro futjes në 1994. Sipas një sondazhi të zhvilluar në muajin korrik, 70% do të votonin pro qëndrimit edhe pas largimit të Britanisë.
Please follow and like us: