Albspirit

Media/News/Publishing

Padrejtësi e paguar dhe drejtësi e vonuar …nga forumi “Djemtë e Gjinokastrës”

 

 

Pas denoncimeve të vazhdueshme të forumit “Djemtë e Gjinokastrës” në mediat e shkruara, drejtuar istitucioneve përgjegjëse lokale dhe qëndrore ku kërkohej nga ne,në mënyre ultimative heqjen e një fotoje vendosur në muzeun e ri të përuruar në nëntor 2012 nw  stendën ku tregohej historia e Gjirokastrës gjatë Luftës të Parë Botërore, askush nuk i dëgjoi apo vlerësoi thirrjet tona. Kjo foto e vendosur vjedhurazi dhe e paguar nga qarqe të caktuara me dhrami fallco nën dorë konstruktorëve të këtij muzeu, nuk ishte gjë tjetër vetëm blerje e hapur dhe trasformim i historisë të krahinës sonë. Ne akuzojmë hapur konstruktorët e muzeut të ri në Gjirokastër për veprim korruptiv edhe antikombëtar, njëkohësisht edhe trasformim i historisë sonë të shenjtw dhe ky muze glorifikoi pikërisht ata të cilët 102 vjet më parw dogjën Gjirokastrën,Tepelenën, Pëmetin edhe gjithë jugun e Shqipërisë në emër të fesë apo ideologjive politike kriminale të krijuara aty për aty në rrethana historike të caktuara. Duke u bazuar në të drejtën tonw qytetare dhe patriotike, ne forumi “Djemtë e Gjirokastrës’ dhe Klubi i Patriotëve të Rinj mbështesim njëzëri heqjen e fotografisë që përkujton kriminelët ISIS-ianw të 1914 nga një prej stendave të muzeut të ri të Gjirokastrës dhe vendosjen mbi fotografinë e turpit istitucional që filloj të ‘mbaj erë’ më nëntor 2012 edhe që vazhdoj deri ditën e djeshme, ne vendosim mbi aktin tradhtor foto të kapedanëve të Gjinokastrës e Labërisë që 102 vjet më parë luftuan kundër atyre që masakruan popullin e jugut aktual të Shqipërisë . Era e tradhëtisë dhe e korruspionit dhe pse u denoncua  nga ne për 4 vjet, askush nuk veproi nga istitucionet, askush nuk e dëgjoi zërin e kapedanëve që nga thellësia e historisë të tyre të lavdishme i thërrisnin me mllef pasardhësve të tyre. Kapedani i Kolonjës e Laberisë Kamber Hoxha, kapedani i Golëmit Sulo Beqiri gjithashtu Çerziz Topulli, Selam Musai, Sali Vranishti, Sali Butka etj që dikur luftuan dhe mbrojtën popullin shqiptar nga sëpatat e shokëve të Zografos e Venizellosit të cilët nuk e shikojnë veten në asnjë muze, ndërsa foto të bandave vendosen në muzet tona me një ‘fjongo dhramije’ mbi të. Në rast se dikush kërkon të luaj apo të blej të tashmen apo të ardhmen tonë le ta bëj po e lam të gjithë ne, por nga e kaluara jonë legjendare hiqini duart o të babëzitur të pa fe e të pa atdhe. Askush nuk do t’iu lejojq ta bleni apo trasformoni atë, as shpirtra e luftëtarëve të dikurshëm, as dora dhe guximi i të rinjve që vendosi dje drejtësinë historike në vend, në Gjirokastër. Keni tentuar në lapidarin e Hormovitëve të fshehni autorwsinë duke blerë kryekomunar apo gjetkw duke lënë në harres rilindasit, por keni gjetur përball jush të vendosur, forumin “Djemtë e Gjirokastrës’ që kurdoherë do t’iu bwhet digë, përpara lumenjve të tradhëtisë dhe harresës istitucionale. Më 28 tetor autobuz me shtetas grek të cilët nuk vizituan vetëm varrezat e ushtarëve grekw të rënë në Shqipëri më 1940 por edhe këtë muze të pa certifikuar nga Ministria e Kulturës dhe të ndërtuar nga fondacione fantazëm si Fondacioni “Gjirokastra” te cilë në këtë muze vendosin  stenda ku glorifikohen krimenelët andart grek,ISIS-anët e 1914. Ka ardhë koha që edhe vetw populli vwlla krek të kuptojw edhe të dijw historinë e vërtet e jo historinë e gatuar edhe stisur nga kalendat shoviniste greke. Ky është turpi më i madh ku shikon që dikur  histori tragjike dhe pas 102 vjetësh shëndrohet komike në muze me stenda qesharake.

 

Albi KOÇI, përfaqësues i forumit “Djemtë e Gjinokastrës”

 

 

Please follow and like us: