Albspirit

Media/News/Publishing

Të dobësohesh duke ngrënë bukë e çokollatë

Të dobësohesh duke ngrënë bukë e çokollatë

Alice Fields, 24 vjeç ka shkuar në palestër që në moshën 15-vjeçare. Por pavarësisht se ushtrohej 5 herë në javë dhe hante shëndetshëm gjatë viteve të adoleshencës, ajo ishte më e shëndosh se sa duhej.


“Të qënit adoleshente, ndryshimet hormonale, dëshira për të patur një trup perfekt më kanë shkaktuar gjithmonë shtim në peshë. Unë nuk e kuptoja kontrollin apo sasinë”, thotë Fields për DailyMail Australia.

Alice arriti 92 kilogramë, dhe tha se vetëbesimi ishte i ulët dhe gjithmonë ndihej sikur nuk kishte bërë sa duhej. “Kur më përbuznin në shoqëri, apo lidhje, do doja shumë të dobësohesha. Ndihesha në siklet gjithë kohën. Në adoleshencë ndihesha si e mbërthyer në trupin tim. Gjithmonë vishja korse sa herë dilja me miqtë, pasi më dukej sikur shihnin vetëm këmbët e mia”, rrëfen Alice.

Por vendosi të bëjë një ndryshim pasi pagoi një thes me para për një trajner që nuk e dëgjoi trupin e saj. “Fillova vetëm të vrapoja, e vrapoja derisa mund të rezistoja. Konsumoja ushqimet që më kishin thënë të haja, por në sasinë e duhur. Kur shkova te doktori më tha që jam nga njerëzit më të shëndetshëm që kishte parë”.

Alice tregon se reduktoi sasinë e ushqimit dhe bënte vetëm vrap. “Kuptova se kisha shpenzuar vite e vite duke bërë gjënë e gabuar dhe pa rezultate afatgjata”.

Alice Fields arriti të shkonte në 72 kg vetëm duke numëruar kaloritë, yndyrnat, karbohidratet që konsumonte.

Please follow and like us: