Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: Femër e dashur, mësohu t’ia dalësh vetë

 

Femër e dashur, mësohu t’ia dalësh vetë dhe pështatu me idenë që çfarëdo lloj gjëje që të bësh për një pjesë gjithmonë do jetë e gabuar, pikërisht sepse je femër. E nëse je dhe e bukur, akoma më keq.

Nëse vishesh keq, do thonë s’di. Nëse vishesh bukur do thonë do se e bën që të dukesh. Nëse nuk arrin diçka do të të thonë e paaftë dhe akoma më keq nëse arrin diçka, do thonë “kush e di ç’ka bërë që arriti aty”.

Je gjithsesi e dënuar nga fjalët e njerëzve. Do të flasin për ty të gjitha femrat që të kanë zili e në thelb duan të jenë si ty por nuk e arrijnë dot. Do flasin për ty dhe ato pseudomeshkuj që nuk kanë shansin më të vogël me ty dhe e dinë se e vetmja gjë që ju mbetet është përsëri të flasin. Dhe më të ndyrët jane ata të cilët të qeshin në sy e bëjnë sikur të duan, e mezi presin të vjellin prapa shpine.

Mos u mërzit. Janë pikërisht aty ku dyhet të jenë mbrapa teje. Jeta është shumë e shkurtër dhe shumë e bukur për të menduar për tjerët, puno për veten, vishu për veten, mendo për veten, jeto për veten.

Pra në thelb: Duaj vetëm veten, sepse nëse nuk e do veten nuk mundesh ta duash askënd.

Mos shiko femrat e tjera me inat nëse është rregulluar bukur ose nëse ka postuar një foto të bukur, mos mbaj inat, mos e urrej atë që ka arritur dhe ka bërë emër me dijen e saj. Apo nëse sheh diçka që përputhet me një vajzë, mos gjyko, mos u mundo që t’i ta komentosh dikë që njihet si elitë sepse fundi i fundit ti je ajo që duhet të përmisohesh dhe ta shërosh zemrën tënde që e ke si prej guri.

Mos tento të dominosh gjithçka sepse mbetesh pa asgjë. Ti je vajzë, femër, mbaje trurin tënd në vend sepse të duhet, shfrytëzo atë tru për diçka të bukur jo vetëm për të shikuar kush, çfarë ka bërë dhe çka ka postuar ku ka shkuar etj…

Ti je femër dhe ajo është femër kështu që jeni të barabarta në gjini vetëm në mendje jo sepse xhelozia dhe arroganca jote të ka shndërruar në të paaftë për jetes dhe truni yt është shprazur tërësisht-ky është dallimi.

Ti ke lindur vetë dhe unë kame lindur vetë edhe ajo ka lindur vetë, kështu që secila vetë arrin dhe vazhdon jetën në drejtimin e vet.

Please follow and like us: