Albspirit

Media/News/Publishing

“Piramidat”, AMF: 10 skema te paligjshme i kemi denoncuar në polici

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=MDbxnpb4F6U]

Emisioni “Ekopolitikë” i gazetares Aurora Sulçe diskutoi mbrëmjen e sotme mbi rrezikun e piramidave.

Erda Cani, Drejtore e Departamentit të Zhvillimeve Strategjike në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare tha se janë identifikuar 10 platforma të palicensuara në Shqipëri, për të cilat kanë bërë denoncim në polici.

Pjesë nga diskutimet

Adrian Civici, President i UET: Ka një përdorim jo të saktë kur përdoret termi bursë, pa shoqërimin që janë platforma ndërmjetëse online.Kurse bursa është një institucion finaciar i licensuar që vepron brenda të gjitha rregullave të transparencës dhe rregullave të kontrollit nga të gjitha Agjencitë e ndryshme që ekzistojnë në çdo vend, përfshirë dhe Bankat Qëndrore. Në këtë rast kemi të bëjmë me operatorë ndërmjetës që marrin emra të ndryshëm, platformë financiare, monetare që thjesht pretendojnë ose tentojnë të bëjnë ndërmjetësimin e kërkesave që kanë klientë të veçantë me sasi të ndryshme parash për të investuar në tregjet sekondare, financiare që eksiztojnë në shumë vende.Një qytetar, biznes, ose çdokush që do me çdo kusht të nxjerrë fitim nga paratë e tij mund ti bëjë një investim, mund ti depozitojë në bankë, ose mund ti shesë dhe ti blejë në forma të ndryshme që kanë tregjet financiare.Këto lloj platformash bëhen ndërmjetëse për të ndihmuar njerëzit dhe për ti çuar paratë e saj në bursa ose insatitucione të ndryshme të licensuara serioze gjithmonë me pikëpyetjen sesa i informuar je, se çfarë roli luan.

Në botë ka dy platforma të kësaj natyre që janë trasnparente dhe kanë të gjithë garancinë që nuk mashtrojnë.Ato thjesht marrin përqindjen e ndëmjetësimit të veprimit që bëjnë, por japin dhe fitime për ata që investojnë në varësi me çfarë ofrojnë tregje të ndryshme financiare. Por ka dhe platforma që nuk janë të licensuara, në mjat raste janë thjesht mashtrime financiare.I çojnë diku ku nuk dihet, ose nuk i çojnë fare.Me paratë që marrin nga depozituesit e parë i paguajnë të tjerët e me rradhë derisa vepron skema e Poncit dhe piramida shembet.Ka dhe raste kur diskutohet ku thuhet se këto janë licensuara, por duhet bërë kujdes. Ka ndodhur dhe në Shqipëri, mund të jenë të licensuara për një aktivitet që nuk ka lidhje me aktivitetin që bëjnë.Paraqesin një NIPT apo dokument regjistrimi në QKR për një aktivitet tregtar apo diçka tjetër, ndërkohë që pretendojnë se bëjnë ndërmjetësim financiar.

Sulçe: Mund të kontrollohen këto lloj skemash?

Civici: Natyrisht, një pjesë e atyre që licensohen rregullisht për të bërë këtë aktivitet, e para licensohen sipas rregullave të AMF dhe kontrollit të mbikqyrjes së BSH.Por nga ana tjetër, nëse ato zhvillojnë aktivitet pa qenë të licensuara i takon organeve të zbatimit të ligjit duke filluar nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, policia, prokuroria për ti kufizuar dhe ndaluar.E treta, është nevoja për një edukim financiar shumë më të madh të popullësisë për të mos u joshur gjithmonë nga skema të tilla. Eksperienca jonë e ’97 ishte traumatike, por nuk është vetëm e jona. Edhe Njutoni që ka qenë një nga shkencëtarët më të shquar, i ka humbur të gjithë paratë e tij në një skemë të tillë piramidale finaciare. Dhe kur e kanë pyetur si ka mundësi, ju jeni kaq i zoti? Ai ka thënë: Me sa duket jam i zoti të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo mendjen njerëzore përballë parasë dhe dëshirës për fitim.

Sulçe: Zonja Cani, a keni ju një database të këtyre platformave që janë të licensuara dhe a keni një informacion se sa janë të palicensuara dhe përbëjnë rrezik për qytetarët?

Erda Cani, Drejtore e Departamentit të Zhvillimeve Strategjike në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare:Autoriteti i Mbikqyrjes Finaciare në kompetencat e tij ka pikërisht licensimin e këtyre operatorëve ndërmjetësues që mund të shfaqen në format e platformave. Janë agjentë që ndihmojnë për ndërmjetësimin dhe funksionojnë për llogari dhe në emër të një brokeri që mund të jetë i licensuar në Shqipëri. Këto janë të licensuar kryesisht jashtë territorit të Shqipërisë.Kriteret e licensimit janë të përcaktuara me ligj, me marrjen e licensimit ky agjent regjistrohet dhe paraqitet në faqen online të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.Nëse ata planifikojnë të ndërmarrin investim duhet të konsultohen me çdo rast me faqen zurtare të AMF për të parë nëse subjekti është i licensuar. Por fakti se është i regjistruar në QKB nuk do të thotë që automatikisht ky subjekt është i licensuar për të kryer veprimtari në fushën e investimeve të titujve apo instrumentave të tjerë financiarë. Kemi ndërmarrë një proçedurë shkëmbimi informacioni në mënyrë që regjistrimi i tyre të mos bëhet pa një konsultim me AMF apo BSH.

Artan Gjergji, ekspert  bankar i tregjeve financiare: Para 6 viteve dhe për të hapur një berberhane duhej që përveçse të regjistroheshe në gjykatën e Tiranës, kërkohej dhe licenca.Kjo u bë tani me One Stope Shop. Mjafton të regjistrohesh në QKB.Por ka aktivitete që kanë fushë specifike.Flasim për investimet e titujve, të hapet linjë ajrore duhet patjetër të marrë licencë nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford: Është një biznes dhe nuk është kazino.Duhet studim dhe konsulencë.Ne punojmë me klientët dhe i themi investo ku ke njohurinë.Nëse nuk ke njeri duhet të bësh studime.Nëse ti do të investosh 20 qindarka ne do të japim kredi deri 1 euro.Mund të hysh me 1 euro, mund të dyfishohet, do të kesh 2 euro, do ma kthesh atë që ke investuar.Në ditë ka luhatje.Unë nuk kam humbur, nuk e përdor marzhin, investoj vetëm atë që kam.E kemi nisur para 5 vjetësh, kemi një vizion afatgjatë.Ne nuk kemi firma të mëdha, jemi selektiv për të punuar vetëm me ata që kanë mundësi financiare për të përballuar riskun.Kemi refuzuar të punojmë me disa klientë.Ka dy opsione: Të punosh me ata që kanë shuma, volum, ose ata që dinë se çfarë të bëjnë  dhe kanë mundësi të jenë dhe nesër e pasnesër.Fitimi është 7-8% në vit për aksionet.Nuk është shumë i madh. Ka edhe më lart, por dhe më poshtë.

Please follow and like us: