Albspirit

Media/News/Publishing

“STOP”/ Nga shkolla e Kamzës dalin certifikata false

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=GOaJUhfTkS8?feature=oembed]


Emisioni “STOP”, që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin Klan, trajtoi rastin e një falsifikimi certifikate, në një nga institucionet shtetërore.

Një studente e sapodiplomuar në Shkollën Profesionale të Kamzës, për Shërbime Sociale dhe Shëndetësore, ankohet në “STOP”, se njëra nga tri certifikatat e domosdoshme për diplomim e bëri të dyshojë se është me firmë të falsifikuar.

Ajo që në momentin që merr në dorë njërën nga certifikatat e pyet sekretaren nëse janë origjinale apo jo. Por sipas kamerës së fshehtë të “STOP” del që ky dokument është fals.

Çështjen, vajza e ndoqi deri në bisedën dhe ballafaqimin me drejtorin, mësuesen përgjegjëse dhe sekretaren e shkollës.

Drejtori pranon se nuk është firma e tij.

Gjatë periudhës së studimeve të vajzës, në krye të kësaj shkolle profesionale ka qenë një tjetër drejtor. Sakaq drejtori aktual thotë që këtë rast flagrant do ta denoncojë, pasi mendon se firma e tij është falsifikuar.

15231494_1390929717593580_1667944304_o

Pjesa 1

Nxënësja – Të shtunën.

Drejtori – Ëhë.

Nxënësja – Dhe më tha sekretarja, që e ka zysh Sadija. Po shko ta marrësh atje.

Drejtori – Po ç’punë kishte zysh Sadija, me certifikatën tënde?

Nxënësja – Zysh Sadinë e kemi pasur zysh kujdestare.

Drejtori – Po.

Nxënësja – Në vit të 3-të.

Drejtori – Po.

Nxënësja – Të shkollës.

Drejtori – Po pse duhet të marrë dokumentin tënd, kur mund të vish ti shumë mirë në sekretari ta zëmë?

Nxënësja – Unë këtë nuk arrij ta kuptoj as vetë në fakt.

Drejtori – Ëhë.

Nxënësja – Se si ka mundësi.

Drejtori – Të ka kërkuar ndonjë, ndonjë lek? Them për…

Nxënësja – Jo.

Drejtori – Jo.

Nxënësja – Për ta marrë?

Drejtori – E.

Nxënësja – Po si do…?

Drejtori – Jo, thashë. Ka qenë në lojë ndonjë lek?

Nxënësja – Jo! Po unë e meritoj një certifikatë të tillë, kam bërë 4 vjet shkollë.

Drejtori – Po, po.

Nxënësja – Si? Shkova atje.

Drejtori – Ëhë.

Nxënësja – E mora certifikatën dhe kur u ktheva te sekretarja me thënë të drejtën, që në atë moment dyshova, se kjo nuk është origjinale.

Drejtori – Është shumë e rëndë nëqoftëse është falsifikuar firma ime. Nëqoftëse është falsifikuar, nuk e di…

15302391_1390932104260008_1200532556_o

Mësuesja – Këtë certifikatën e Nivelit të Tretë e ke origjinale me firmën e drejtorit.

Nxënësja – Po, po.

Mësuesja – Kush ta ka dhënë?

Nxënësja – Sekretarja.

Mësuesja – Kur? Menjëherë apo ditën tjetër?

Nxënësja – Jo jo. Në shtator, kur erdha të kërkoja të gjitha dokumentat.

Mësuesja – Ëhë.

Nxënësja – M’u dhanë këto, përveç asaj.

Mësuesja – Po, përvec asaj, t’u dha edhe e Nivelit të Tretë. Mirëpo, certifikatat e Nivelit të Tretë, nuk kanë dalë  për asnjë nxënës.  Si kanë dalë vetëm për ty? Sepse shoqet e tua e kanë marrë? S’e ka marrë askush.

Nxënësja – Nuk e di.

Mësuesja – I ke marrë vetëm ti.

Nxënësja – Atëherë qenka dhe kjo fallso?

Mësuesja – Jo, s’është fallso.

Nxënësja – Po atëherë, si ka mundësi?

Mësuesja – Jo. Fallso është kjo, sepse aty duhet të ishte firma e Zamirës.

Nxënësja – Mund të çalojë puna dhe te e vitit të parë, se ndryshon dhe numri i amzës.

Mësuesja – Numri i amzës.

Nxënësja – Mbasi fola me sekretaren, më ka marrë zysh Sadija në telefon.

Mësuesja – Hë!

Nxënësja – Më ka thënë hajde, se unë i thashë edhe kartoni i thashë, është njëçikë më i hollë.

Mësuesja – Ë.

Nxënësja – Ishte si fletë formati.

Mësuesja – Po.

Nxënësja – Kjo është pak, se ndryshon si letër.

Mësuesja – Po, po. E kuptoj, e kuptoj, po.

Nxënësja – Edhe i thashë unë, edhe më tha: hajde të përforcoj kartonin. Më ka marrë në telefon.

Mësuesja – Sadija?

Nxënësja – Po. Hajde të përforcoj kartonin, tha.

Mësuesja – Po mund edhe ta firmoste ajo. Po ti ke thënë, që…

Nxënësja – Shiko! Mu më ka çuar një mesazh sekretarja.

Mësuesja – Ë?

Nxënësja – Edhe më vjen shumë keq për të, se unë nuk kam gjë personale me të. As me atë, as me ty, me asnjë. Unë po të kisha shkuar në Gjermani me këtë, nuk ia pret mendja askujt, se në 2016 në një institucion, ku ti ke mbaruar 4 vjet shkollë, të jepet një fallso. Nuk ia pret mendja kujt, vetëm dyshojnë tek unë. Se e kam bërë unë fallso. Shiko, se çfarë më ka shkruajtur sekretarja! Se mu më vjen vërtet shumë keq, ajo ndoshta e ka shkruajtur me kastile.

Mësuesja – Jam sekretarja. Faleminderit për gjithçka, që më dhurove. Gjë personale nuk kisha me ty dhe asgjë me qëllim.

Nxënësja – Ajo e ka… e ka bërë ndoshta dhe për të më prekur mua në ndërgjegjie. Po, as unë nuk kisha gjë personale me atë.

Në kohën kur vajza ka bërë studimet në krye të këtij institucioni ka qenë një drejtor tjetër, pra jo drejtori aktual. Por gjatë bisedës së dytë hidhet një hije dyshimi edhe sa i përket numrit të amzës.

15271162_1390930117593540_469492798_o

Pjesa 2

Mësuesja – Drejtor, thirr policinë edhe të verifikohen të gjitha. Kjo është e vetmja, as….

Vjehrri i nxënëses – Prit, prit,prit!

Nxënësja – Ai, që e ka firmos atë, do mbajë përgjegjësi.

Vjehrri i nxënëses – Edhe ai, që e ka vulos. Ne, me shkuar në Gjermani dhe me u ndjek penalisht unë…

Drejtori – Po.

Vjehrri i nxënëses – Nga shteti gjerman për një dokument, që unë e dua origjinal, ta marr me këtë punë, mu s’më intereson o ti, ça më intereson? A e kam mbaruar shkollën këtu, a s’e kam mbaruar?

Nxënësja – Kush mban përgjegjësi për…?

Vjehrri i nxënëses – Edhe njëherë.

Nxënësja – Këtë firmë?

Drejtori – Ë?

Mësuesja – Ajo, që e ka hedhur.

Drejtori – Ajo, që e ka hedhur.

Nxënësja – Kush e ka hedhur?

Drejtori – Edhe një sekondë!

Mësuesja – Shkojnë për ndjekje penale.

Drejtori – Do shkojnë për ndjekje penale.

Nxënësja – Firmën, kush e ka hedh?

Drejtori – Më dëgjo mua! …., ….. të lutem! Kjo është domethënë një certifikatë Profesionale e Nivelit të Dytë, e cila është për vitin shkollor 2014 – 2015, kur unë nuk kam qenë drejtor.

Vjehrri i nxënëses – Perfekt.

Drejtori – Dhe këtu është printuar me këtë. Në rast se do bëja, që unë ta jepja certifikatën në këtë kohë, duhet të bëja një shënim.

Mësuesja – Dublikatë.

Drejtori – Do të bëja një dublikatë. Do të bëja një ashtu. Nuk mund ta jepja unë… Edhe sikur të mund të ma jepnin ta hidhja firmën. Të ma hidhnin domethënë të mos e kisha mendjen, prapë nuk është e rregullt.

Vjehrri i nxënëses – Jo.

Drejtori – E dyta është këtu, që shof unë, kjo sesi është bërë, unë nuk e di. Numri i amzës thotë.

Mësuesja – Jo, e ka pranuar ajo, është gabim njerëzor, sepse vajza ka ardhur një ditë tjetër.

Drejtori – Është gabim njerëzor, mua nuk më intereson.

Vjehrri i nxënëses – Jo jo, s’është gabim njerëzor. Unë jam sot… Kam punuar në arsim para, para këtyre mësueseve të tjera. Kam punuar në arsim unë dhe unë i di rregullat.

Mësuesja – E ka pranuar.

Vjehrri i nxënëses – Të lutem shumë! Këto janë gabime të paramenduara.

Drejtori – Po.

Vjehrri i nxënëses – Për të ma dhënë problemin.

Drejtori – Po.

Vjehrri i nxënëses – Duhet të kuptosh një gjë. Nusja në momentin që e ka marrë certifikatën, e ka kuptuar, se nuk është e rregullt dhe aty tek sekretarja.

Drejtori – Po.

Vjehrri i nxënëses – Të lutem sekretare i ka thënë, ma verifiko këtë. Është e rregullt apo s’është e rregullt?

Drejtori – Po.

Vjehrri i nxënëses – Edhe sekretarja i ka thënë: është në rregull.

Nxënësja – Unë i kam dalë borxhit sekretares.

15293287_1390931647593387_1705655195_o

Pjesa 3

Mësuesja – Firma këtu nuk është e jotja.

Vjehrri i nxënëses  – Është fallso.

Mësuesja – Certifikata mbase nuk ka dalë nga…

Drejtori – Shkolla.

Mësuesja – Sekretaria.

Drejtori – Po.

Mësuesja – Tani.

Drejtori – Po, vulën kush ia ka vënë?

Vjehrri i nxënëses – Ia ka vënë sekretarja. Po atëherë, nga ka dalë pra?

Mësuesja – Atëherë…

Drejtori – Mund të jetë dorëzuar nga një mësues dhe t’ia ketë vënë dhe sipër. Mua kjo s’më intereson.

Mësuesja – Kjo certifikatë nuk duhet të kishte edhe sikur të jetë firma jote.

Drejtori – Po.

Mësuesja – Gabimi është i zyshës edhe i asaj sekretares, sepse nuk duhet të jetë firma jote.

Drejtori – Edhe unë do të shkoj tani direkt. Direkt tani, do shkoj të bëj një denoncim, sepse unë e kam për detyrim ligjor të shkoj të bëj një denoncim.

Vjehrri i nxënëses – Puna jote, se çfarë bën!

Drejtori – Te oficeri i policisë gjyqësore, duke qenë, se një dokument i tillë ekziston. Unë kam fotokopjen me një akt noteri.

Vjehrri i nxënëses – Pra, këtu ka ndodhur diçka me qëllim. Ne s’kemi dhënë lekë, na janë kërkuar.

Drejtori – Ëhë.

Vjehrri i nxënëses  – Ne s’kemi dhënë lekë.

Drejtori – Flori duhet të kesh një gjë parasysh që, nëqoftëse ajo vërtetohet sot hanë 1 deri në 3 vjet burg, minimumi, minimumi 1.

Në fund të bisedës, drejtori i shkollës profesionale në Kamëz shkon për t’u ballafaquar me sekretaren, e cila thotë se nuk mban mend se kush e ka vënë firmën. Gjatë bisedës irritohet me nxënësen, duke i thënë se është shumë e ngarkuar me studentët dhe mësuesit për t’i mbajtur mend të gjithë.

15302276_1390933824259836_1428790730_o

Pjesa 4

Drejtori – Nga e ka marrë vesh Sadija? E ka marrë vesh nga ty, se kjo ka ardhur tek ty, s’ka ardhur…

Sekretarja – Po prit ta them. Po të sqaroj dhe unë.

Drejtori – Po, po.

Sekretarja – Kur e mori, tha është falso.

Drejtori – Po.

Sekretarja – Kjo.

Nxënësja – Nuk më duket origjinali, thashë.

Sekretarja – Nuk iu duk origjinali kësaj. Thashë këto janë të gjitha fletët me shqiponjë të kuqe. Ka disa që vijnë të holla e ka disa që vijnë…Thashë, po të doli fallso, sille prapë. A të thashë kështu?

Drejtori – Po të doli fallso, sille prapë?!

Nxënësja – Si po të doli fallso dhe unë e marr në institucion?

Drejtori – Prapë? Se s’e kuptoj dot.

Sekretarja – Tani po dyshoj.

Mësuesja – Po, firmën, firmën, kush e hodhi?

Sekretarja – As në botë s’e mbaj… Unë nuk e di, se kush e ka hedh firmën.

Mësuesja – Po mirë, po të na vinte prapë, kush do e firmoste?

Sekretarja – Le ta verifikoni moj ti zyshë, prandaj i thashë unë.

Drejtori – Pse s’ia mbajte ti dhe të vije tek mua?

Sekretarja – Po s’ia mora o drejtor, hë!

Drejtori – O drejtor, hajde këtu! Mbaje këtë, sepse…

Sekretarja – E të kap ligji ty? Se do na tregosh ligjin më mirë, se ai. E di ligjin ti?

Nxënësja – Jo, e di ti, që vë një vulë, që nuk e di e kujt është.

Sekretarja – Po e vë vulën, se kam 1600 nxënës në kokë e plus 100 mësues, që më vijnë aty.

Nxënësja – Ok. Për çfarë je aty?

Sekretarja – Po pra, për çfarë jam? Se do të ta liroj ty unë vendin, të vish ti…

Drejtori – Mos i bërtit asaj!

Mësuesja – Jo, mos i bërtit!

Drejtori – Unë do të shkoj direkt në polici, tani./tvklan.al

Please follow and like us: