Albspirit

Media/News/Publishing

Takimi për negociatat/ Merkel: Përmbushni 5 kushtet. Rama: Mbështesim kushtin e KE-së

Kryeministri Rama ka takuar sot kancelaren gjermane Angela Merkel ne Berlin. Kryeministri dhe kancelarja mbajtën një konferencë të përbashkët, para zhvillimit të takimit. Merkel tha se është prioritet kryesor zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të çelen negociatat. Gjithashtu, Merkel tha se KE-­ja ka përmendur 5 prioritete në total, duke përmendur aty edhe zgjedhjet e këtij viti. Kjo do të thotë se çelja e negociatave nuk do të ndodhë në dhjetor.

“Është e rëndësishme që rruga e reformave të vazhdojë. KE-­ja ka vendosur 5 prioritete dhe ndër to është reforma në drejtësi. Zbatimi i qëndrueshëm i kësaj reforme është kusht për integrimin. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë hapa që duhen kryer në mënyrë të përhershme. Kam parasysh edhe zgjedhjet që do të ketë Shqipëria. Unë besoj që janë arritur gjëra të rëndëssihme. I uroj mirëseardhjen kryeministrit shqiptar dhe më detajisht do të diskutojmë më vonë”, tha Merkel.

Ndërsa kryeministri Rama, në fjalën e tij tha se e pranon kushtin e BE-­së, që sipas tij është zbatimi i reformës në drejtësi. Rama tha se Shqipëria do të bëjë ç’mos që ta çojë deri në fund këtë reformë, duke mos anashkaluar edhe prioritetet e tjera të KE-­së.

“Kemi kryer reforma modernizuese me mbështetjen e miqve, Gjermanisë dhe tuajën personalisht. Kemi kaluar një reformë të madhe të drejtësisë. Marrja e statusit na shpërbeu si motivim për këtë që konsiderohet kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim. Unë sot jam krenar që pasi u takuam në Berlin dhe ju ma bërë të qartë që për t’u bërë vend në BE e kemi mbështetjen tuaj, por na duhet reforma. Sot e kemi në kartën kushtetuese, të kryer këtë detyrë vetëm në letër, se tani është koha për ta implementuar dhe jemi mirëkuptues. E mbështesim kushtin e KE-­së për çeljen e negociatave që të nisim zbatimin e Vettingut për gjykatësit dhe prokurorët, ashtu si nuk e vë në diskutim se progresi në të 5 prioritet duhet të jetë i vazhdueshëm. Shqipëria e kërkon dhe besoj e meriton nga BE të njëjtin luajalitet që i ka shprehur BE-­së me politikën e saj të jashtme, 100% të përputhur me BE, rajonale dhe të brendshme, udhëhequr nga fryma evropiane e zhvillimit demokratik dhe shoqëror” u shpreh Rama.

Please follow and like us: