Albspirit

Media/News/Publishing

Kina lëshon me sukses anijen kozmike

 

Anija kozmike me kozmonautë “Shenzhou-11” është lëshuar me sukses të hënën nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve “Jiuquan” në Kinën Veriperëndimore, duke dërguar në hapësirë astronautët Jing Haipeng dhe Chen Dong.

Njoftimin e bëri nga vendi i lëshimit Zhang Youxia, komandanti i përgjithshëm i programit të fluturimeve hapësinore me kozmonautë të Kinës.

“Udhëheqës dhe shokë, Qendra e Komandës dhe e Kontrollit të Hapësirës Ajrore e Pekinit raporton se raketa e ka dërguar anijen kozmike ‘Shenzhou 11’ në orbitën e përcaktuar dhe panelet diellore të anijes janë hapur normalisht. Që të dy astronautët janë në kushte të mira. Tani unë shpall se anija kozmike me kozmonautë ‘Shenzhou-11’ është lëshuar me sukses,” tha Zhang Youxia.

Anija kozmike do të lidhet brenda dy ditëve me laboratorin hapësinor orbital “Tiangong-2”, ku astronautët do të qëndrojnë për 30 ditë, qëndrimi më i gjatë në historinë e programit hapësinor kinez.

Please follow and like us: