Albspirit

Media/News/Publishing

Kokëdhima: Ballistët e Qeparoit e dorëzuan Persefonin te gjermanët, busti iu hodh në erë më 1992

Në ditën e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, ish-deputeti Koço Kokëdhima, tregoi një histori nga fisi i tij.

Përmes një postimi në facebook Kokëdhima dha detaje për vdekjen e dëshmores së atdheut, Persefoni Kokëdhima, e cila u var nga gjermanët, pasi u spinua prej ballistëve.

Më pas, sipas tij, busti i saj u hodh në erë në kohën e Berishës.

Postimi i Koço Kokëdhimës në facebook:

“Sot dua të ndaj me ju disa detaje nga historia e Heroinës së Popullit, Persefoni Kokëdhima. Në librin Yje të Pashuar dhe në çdo botim tjetër përdoret si foto e Persefonit, fotoja që kam postuar sot. Kjo foto në të vërtetë nuk është e saj, sepse ajo nuk ishte fotografuar asnjëherë. Kjo foto është eAthinasë, motrës së Persefonit. Persefoni ka lindur në Mars 1928. Kur u var nga gjermanët ishte vetëm 16 vjeçe. Ajo ishte partizane në Brigadën e 6 Sulmuese. Ne operacionin e Qershorit 1944 brigada në fjalë mori pjesë në Kundërmësymjen e Përgjithshme të UNÇ. Kompania e Persefonit, në Qafën e Gjashtës, në Sarandë i zuri pritë një auotokolone gjermane. Këtu Persua u plagos në shpatullën e djathtë. Përveç kësaj kishte marrë dhe një ftohje të rëndë, kështu që shokët partizanë e lanë tek Stani i të atit, Petro Kokëdhima, në Rrogac, mbi Liziko, në fshatin tonë Qeparo. Mbas dy ditëve aty kaloi nje grua nga një familje ballistësh dhe e spiunoi tek kryeballisti i Qeparoit Dhimo Todhri, i cili të nesërmen, bashkë me kryeballistin nga Kuçi, Idriz Jazon, kur nuk kishte njeri në stan, e arrestuan, e lidhën me litar dhe e çuan në qafë të Qeparoit. Gratë e fshatit ju lutën Dhimë Todhrit për ta liruar, por ai i vendosur e dorëzoi të nesërmen tek Gjermanët, në Borsh. Pastaj historia është si në ðlmin Ngadhnjim mbi Vdekjen. Persua u var disa ditë përpara Bules, për ta frikësuar këtë të fundit, për të treguar çfarë ajo dinte për luftëtarët e lirisë. Idriz Jazo, kur ju bë gjyqi partizan në Gjirokastër, tregoi mbi torturat çnjerëzore që ju bënë Persefonit dhe Bules.

Më frymëzon e emocionon pa masë akti i pashembullt i këtyre heroinave të Shqipërisë, vetëmohimi dhe sakriðkimi i jetës pa u trembur as përpara torturave dhe as përpara varjes në litar, për lirinë e atdheut. Deri në 1992, në qëndër të fshatit Qeparo, ishte një bust i Persefonit, besoj i bërë nga Mumtaz Dhrami. Kur erdhi në fuqi Berisha, atë bust e hodhën në erë me eksploziv“.

 

Please follow and like us: