Ndërsa gjithë vëmendja ishte tek sulmi terrorist i Berlinit dhe ekzekutimi i ambasadorit rus në Ankara, anarkistët grekë sulmuan në mënyrë të koordinuar mjetet e transportit publik të Athinës.

Të mirëorganizuar ata ndaluan dhe më pas zbritën pasagjerët e tre autobusëve që kalonin në rrugën jashtë Politeknikumit të Athinës dhe i vunë zjarrin.

Nuk pati të lënduar nga pasagjerët apo shoferët, ndërsa mjetet e transportit publik u dogjën krejt.

Ndërkohë në të njëjtën kohë një tjetër grup anarkistësh dëmtoi rëndë stacionin e autobusëve me zonën rezidenciale Kifisia të Athinës.