Albspirit

Media/News/Publishing

Tjetër sulm në Turqi, i armatosuri qëllon ambasadën amerikane: Mos luani me ne

Tjetër sulm ka ndodhur në kryeqytetin turk Ankara, një person i armatosur hapi zjarr jashtë ambasadës amerikane, disa orë pas vrasjes së ambasadorit rus në një galeri arti.

Sipas gazetës “Sabah”, agresori ishte i armatosur me një shotgun dhe u kap në një pikë kontrolli sigurie pasi gjuajti disa plumba. Nga sulmi i fundit nuk mbeti asnjë i lënduar.

Gjatë arrestimit të agresorit ai thotë: “Mos luani me ne!”.

Në një deklaratë për shtyp, ambasada amerikane paralajmëroi udhëtarët amerikanë të qëndrojnë të sigurtë.

Please follow and like us: