Albspirit

Media/News/Publishing

Dekriminalizimi: Mbi 500 zyrtarë dërgohen për verifikim

Nga hyrja në fuqi e Ligjit për “Dekriminalizimin” e deri më tani, janë dërguar në Sektorin e Verifikimit në Prokurorinë e Përgjithshme mbi 500 raste.

“Panorama” mëson se pjesa dërrmuese e rasteve janë përcjellë nga Departamenti i Administratës Publike-­DAP, duke qenë se ka edhe numrin më të madh të subjekteve që vetëdeklarojnë në kuadër të ligjit për “Dekriminalizimin.

Pjesa tjetër ka ardhur nga institucione si KQZ, Presidenca, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave.

Deri më tani është marrë vendim për rreth 170 raste, ndërkohë që të tjerat vijojnë të jenë në verifikim. Nga rastet për të cilat është marrë vendim (bëhet fjalë kryesisht për rastet e referuara nga DAP­-i).

Rreth 40 raste janë dërguar për ndjekje penale pranë prokurorive të rretheve gjyqësore për veprën penale të “Falsifikimit të formularëve….”

Për rreth 50 raste është konstatuar fakti se u ndalohet të ushtrojnë funksione publike (pra, janë raste kur i kanë deklaruar problemet me ligjin penal, të cilat u ndalojnë të jenë funksionarë publikë).

Për pjesën tjetër të vendimeve është konstatuar se nuk kanë pasur probleme në kuadër të ligjit “ Dekriminalizim”.

Please follow and like us: