Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes drejtori artistik me famë botërore, fitues i dy çmimeve “Oscar”

Ka vdekur sot në moshën 95-vjeçare drejtori artistik Gil Parrondo, i cili ishte fitues i dyfishtë i çmimit “Oscar” për filmat “Patton” dhe “Nicholas dhe Alexandra”.

Akademia e Filmit e Spanjës njoftoi për vdekjen e Parrondos, dje në mbrëmje, por nuk e ka treguar shkaktarin e vdekjes së tij, transmeton Express.

Ai ishte i nominuar për “Oscar” edhe për filmin “Travels with my Aunt” në vitin 1972, si dhe punoi në mbi 20 filma të tjerë, përfshirë në “Doctor Zhivago”.

Ai, po ashtu fitoi edhe katër çmime “Goya”, të ndarë nga Akademia Spanjolle e Filmit.

Please follow and like us: