Albspirit

Media/News/Publishing

Fevziu flet për raportin me Berishën dhe pse nuk i shkon më në emision

Gazetari Blendi Fevziu ka folur sot edhe për raportin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në News24, Fevziu është pyetur se përse prej 5 vitesh ish-kryeministri Berisha nuk ka shkuar në studion e tij në “Opinion”. Ai tha se kjo pyetje i duhet bërë Berishës, pasi ai e ka ftuar në emision, por shtoi se nuk ka pranuar të bëjë kompromise.

“Është një çështje që duhet t’ia bësh Berishës këtë pyetje. Unë ja kam bërë ftesën. Nuk kam patur ndonjë sherr me të. Personat që drejtojnë emisione krijojnë konflikte me politikën.


Unë nuk kam pranuar që të kemi kompromise me emisionin. Unë mund të kem miqësira personale, mund të kem bindjen time personale por kjo nuk më dikton. Nuk është çështja ime. Në shumë vite politikanë të rëndësishëm në Shqipëri nuk kanë pranuar të vijnë. Kjo është një lojë nervash, kush bie i pari”, tha ai.

Please follow and like us: