Albspirit

Media/News/Publishing

Hazard: Chelsea mund të bëjë histori

Eden Hazard është shprehur se skuadra e Chelsea mund të bëjë histori, por ka nënvizuar se do ta kenë të vështirë pasi të gjithë duan që t’i ndalin.

“Ne ndihemi mirë, jemi plot besim, e kemi marrë lojë pas loje dhe po përpiqemi që të fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë Hazard përpara vizitës së Stoke City të shtunën.

“Ne nuk i shikojmë statistikat, por nëse mund të bëjmë histori, në do ta bëjmë. Kjo ligë është shumë e vështirë, përpiqemi të fitojmë çdo lojë. Por, tani kundërshtarët tanë përpiqen që të japin gjithçka sepse ata duan të jenë të parët. Tani ne jemi të parë dhe të gjithë duan të na mundin”, vijoi lojtari.

Chelsea ka arritur deri më tani 12 fitore rrjesht, duke shënuar 28 gola dhe pësuar vetëm 2.

Please follow and like us: