Albspirit

Media/News/Publishing

Lansohet pulla postare me portretin e Kadaresë

Fondi i pullave postare është pasuruar edhe me një të re. Posta e Kosovës ka emetuar pullën postare “Ismail Kadare”, në shenjë nderimi për njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë.

Një gjë e tillë është bërë në 80-vjetorin e lindjes së tij, në vitin që Shqipëria e shpalli “Viti i Kadaresë”.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Posta e Kosovës, thuhet se një prej qëllimeve kryesore është promovimi i vlerave kombëtare.

Prandaj edhe kësaj radhe kanë përzgjedhur që Kadareja të jetë personaliteti i radhës që zë vend në mesin e pullave postare të heronjve kombëtarë, Nënë Terezës, Bekim Fehmiut e shumë të tjerë.

Please follow and like us: