Albspirit

Media/News/Publishing

5 ndërtesat rrethore më të pazakonta në botë

Të frymëzuar nga simbolika e rrethit dhe e sferës, arkitektët kanë dizenjuar ndërtesa rrethore që nga kohët e antikitetit.

Kulla të rrumbullakta dhe kupola sferike janë përdorur kryesisht në gjithë periudhën greke dhe romake, por edhe kohët e fundit në arkitekturën moderne.

Ja cilat janë disa nga ndërtesat rrethore më të pazakonta në botë:

 

1.Selia Al Dar, Abu Dhabi

Selia Al Dar, e vendosur në Abu Dhabi, duket si një monedhë, që qëndron në buzë të saj. Ajo përbëhet nga dy fasada në formë rrethore të mysët. Kjo ndërtesë është tërësisht prej xhami. Ajo është 121 metra e gjatë dhe ka 23 kate. Ndërtesa është projektuar nga studioja arkitektonike MZ.

 

2.Hoteli “Sunrise Kempinski,” Pekin 

Hoteli “Sunrise Kempinski,” ndodhet rreth 60 kilometra larg nga qendra e Pekinit. Ajo duket si një diell në rritje, ndërkohë që nga tjetër hoteli merr pamjen e një guacke deti, e cila në kulturën kineze përfaqëson pasuri. Hoteli u hap ne nëntorin e vitit të kaluar. Ai është 97 metra i larte dhe ndodhet në breg të liqenit “Yanqi.” Ai ka 21 kate dhe 306 dhoma, palestër, restorante dhe bare.

 

3.Rrethi Guangzhou, Guangzhou

Ai është vendosur në qytetin kinez të Guangzhou. Ajo është selia aktuale e Grupit “Xingye Hongda” dhe shtëpia e re e “Guangdong Plastic Exchange,” qendra më e madhe tregëtare në botë për materiale plastike të papërpunuara. Ajo është e vendosur buzë lumit “Pearl.” Ajo është 138 metër e lartë, me diametër 50 metër dhe ka 33 kate. Kur reflektohet në ujë formohet figura e numërit tetë, i cili konsiderohet si numër fati në kulturën kineze.

 

4.Rezidenca “Fangyuan,” Shengyang

Rezidenca “Fangyuan,” Shengyang në Kinë është rreth 100 metra dhe është projektuar të duket si një monedhë e lashtë kineze. Ajo përfundoi në vitin 2011 dhe është 508 metër e lartë.

 

5.Hoteli “Radisson Blu,” në Frankfurt 

Hoteli “Radisson Blu,” në Frankfurt ka formën ë një disku dhe është bërë prej qelqi. Ai u projektua nga John Seiffert.

Please follow and like us: