Albspirit

Media/News/Publishing

Ben Blushi: PS-PD-LSI, një treshe që e ndau një qeleshe

Kreu i LIBRA Ben Blushi ka sulmuar ashpër PS, PD dhe LSI, të cilat ai i quan partitë e vjetra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se partitë e vjetra nuk merren vesh për qeleshen e Shkëlzen Dolit, por janë dakord për ligjin e arsimit të lartë, koncesionet, sabotimin e reformës zgjedhore dhe ligjin e ndalimit të kazinove.

Në fund, Blushi shprehet se 3 partitë e vjetra do mbahen mend si një treshe që e ndau një qeleshe.

“Partitë e vjetra nuk merren vesh për qeleshen e Shkëlzen Dolit. Për lejimin e importit të mbetjeve janë dakort, për ligjin e Arsimit të Lartë që la mijëra nxënës pa shkollë janë në një mendje, për sabotimin e Reformës Zgjedhore u morrën vesh, për koncesionet që e rritën 46 për qind koston e shëndetit votuan bashkë, ligjin e ndalimit të kazinove e shtynë bashkë dhe simfoninë e papunësisë e luajnë me një violinë. Do mbahen mend si një treshe që e ndau nje qeleshe”, shkruan Blushi.

Please follow and like us: