Albspirit

Media/News/Publishing

DW: Shqipëria, parajsa europiane e kanabisit

Shqipëria është shndërruar në prodhuesin kryesor të kanabisit në rajon. Policia duket se nuk ka fuqi mbi situatën. A po e humbet vendi ballkanik luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës? Lindita Arapi raporton nga Shqipëria.

Një rrugë me gunga plot pellgje nga reshjet e fundit të çon në një rresht kasollesh në afërsi të qytetit verior shqiptar të Rrëshenit. Dielli është duke perënduar. Dy gra kërkojnë strehim në errësirë në mënyrë që të mund të flasin hapur. Ato janë të frikësuara sepse laboratori i drogës në të cilin punon deri disa javë më parë u zbulua nga policia. Ishte një ish –pulari ku 4.2 ton kanabis ishin korrur, tharë dhe paketuar.

Mira dhe Rita (emrat u janë ndryshuar) ishin punësuar për 10 euro në ditë. “E besoni ose jo, ne punonim për bukën e fëmijëve tanë”, thotë Mira, një grua 50-vjeçare dhe flokë të prera shumë shkurt. Ajo është shumë e zemëruar, veçanërisht me qeverinë, për shkak se jeton në varfëri. Ajo është e inatosur me policinë “që fiton më shumë se ne” nga baronë e drogës. “Na kishin thënë se ishte pa probleme”. Ajo betohet se ne fillim nuk e dinte që kanabisi po përpunohej (përkthim i lapsi.al).

“Nuk dija asgjë”

Rita, një grua e re bionde me kapele, shpjegon se burri i saj është në burg. Ajo kujdeset për vajzën 5-vjeçare dhe thotë se ishte shumë e lumtur që më në fund kishte gjetur punë. “Nuk dija asgjë derisa ia behu policia”, këmbëngul ajo.

Albanien Cannabisanbau (DW/L. Arapi)

Zona ku jetojnë Mira dhe Rita

Nëse po e vini në dyshim sinqeritetin e këtyre grave mbi faktin se nuk kishin dijeni, ju do ta besoni menjëherë gëzimin e tyre se kishin gjetur punë. Një shikim në kalsollen ku jetojnë është i mjaftueshëm. Brenda uji rrjedh nga tavani, nuk ka ngrodhje dhe jashtë mbeturinat janë grumbull.

Pavarësisht nga të gjitha premtimet e saj, qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama nuk ka arritur të reduktojë ndjeshëm varfërinë në vend. Papunësia është e lartë, përfitimet e mirëqënies janë të ulëta –vetëm 75 euro në muaj për familje. A është kjo arsyeja përse shumë fermerë shqiptarë dhe të papunë kultivojnë kanabis?

“Mijëra shqiptarë nuk kanë asnjë alternativë, sepse masat sociale dhe ekonomike për të ndihmuar rajonet rurale mungojnë”, thotë Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike të opozitës. “Njerëzit janë të ballafaquar me zgjedhjen që ose të mos kenë bukë për fëmijët e tyre, ose të punojnë në plantacionet e kanabisit. Shumë prej tyre kanë zgjedhur opsionin e dytë.”

Viti i kanabisit

Është e lehtë për trafikantët e drogës që të gjejnë punëtorë për të korrur, tharë dhe paketuar kanabisin. Por industria nuk është e vlefshme vetëm për punë krahu. Sipas një studimi të kryer nga DW, një fermë kanabisi që “ia ka dalë” – që do të thtotë se u ka shpëtuar kontrolleve të policisë – fiton 200 euro për 1 kilogram kanabis (përkthim i lapsi.al). Kanabisi mbillet shpesh në zona të thella të vështira për t’u arritur. Disa kultivues kanë zhvilluar sisteme të ujitjes dhe i mbrojnë tokat e tyre me armë.

 

Albanien Lulzim Basha Vorsitzender der Demokratischen Partei (DW/L. Arapi)

Lideri i opozitës, Lulzim Basha flet me korrespondenten e DW Lindita Arapi

Shqipëria ka pasur probleme me kanabisin edhe në të kaluarën, por 2016 meriton të quhet viti i kanabisit. Sipas policisë shqiptare, mbi 2,5 milion bimë kanabis u shkatërruan dhe 5,204 parcela u identifikuan. Elementi i ri është përhapja gjeografike në të gjithë vendin. Baronët e drogës kanë ndryshuar strategjinë e tyre, thotë analisti politik shqiptar Aleksandër Çipa. “Sa më shumë ka shkatërron policia, aq më shumë rritet sipërfaqja me kanabis. Shpërndarja masive ndihmon baronët e drogës kursejnë shumë fusha me kanabis.”

Opozita akuzon se kanabisi po lulëzon në bashkëpunim me segmente të qeverisë dhe krimit të organizuar. “Nuk ka sot shqiptar që beson se e gjithë kjo mund të ndodhë pa përfshirjen e segmenteve të caktuara të policisë dhe politikës”, thekson Basha.

Elvis Nabolli, drejtor i stacionit televiziv “Rozafa” në qytetin e Shkodrës, së fundi fitues i çmimit të gazetarisë investigative dhënë nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN), e ka vëzhguar çështjen e kultivimit të kanabisit për një kohë të gjatë. Ai vë në dukje se tregtia e drogës është e rrezikshme për fermerët e thjeshtë, por jo për baronët e drogës.

“Industria është e kontrolluar nga njerëz të fuqishëm të cilët kanë lidhje të fuqishme me autoritetet, duke filluar nga policë të rregullt në pjesët më të larta në zinxhirin”, thotë Nabolli. “Po, është gjithashtu e vërtetë se policia ka shkatërruar më shumë fusha me kanabis. Por ata që kanë mbrojtje të veçantë mbeten të paprekur.”

Kolumbia e Europës

Altin Qato, drejtor departamentit të sigurisë në policisë nuk dëshiron të qëndrojë nën dritë të keqe që është hedhur gjithmonë mbi forcat e zbatimit të ligjit. “Policia është duke punuar në një fushë të vështirë,” tha ai për DË. “Po, ka raste të izoluara të përfshirjes së policisë, por kjo nuk është një tendencë e përgjithshme. Nga 9.000 forcat e policisë, vetëm 40 janë identifikuar si ndihmës në kultivimin e drogës dhe trafikimit në 2016. Tetë oficerë të policisë u arrestuan.”

 

Elvis Nabolli Journalist (privat)

Nabolli thotë se kultivimi i kanabisit është i rrezikshëm për fermerët e thjeshtë, por jo për baronët e drogës

Tani në vendin ballkanik ka mbërritur dimri. Media jep më pak raportime për shkatërrim të parcelave me kanabis, ndërkohë që ka raportime të përditshme për konfiskime droge.

Malli i korrur duket se ka gjetur rrugën nëpër detin Adriatik për në Itali apo në shtigje të fshehura drejt Malit të Zi, Serbisë dhe më tej në Europën Perëndimore. Opozita shqiptare u ka rënë këmbanave të alarmit: Vendi po bëhet Kolumbia e Europës.

Rita dhe Mira nuk janë të interesuara për paralajmërimet e opozitës. Ato dhe shumë shqiptarë të tjerë varen nga industria e kanabisit për mbijetesë. “Nëse do të kishim mundësinë për të bërë punë si kjo, do ta bënim përsëri,” thonë ato. Herën e parë që u kapën, policia i la të lira, sepse gjoja ato “nuk dinin asgjë”.

Por çfarë justifikimi do të nxjerrin herën e dytë?

Please follow and like us: