Albspirit

Media/News/Publishing

Nga Hillary tek Jackie Kennedy, 10 Zonjat e Para më me ndikim në historinë e Amerikës

Me kalimin e viteve shumë femra kanë pasur fatin të jenë Zonja të Para. Disa nga ato qëndruan në hije, disa ndoqën punë e tyre, disa u përfshinë edhe në politikë apo çështjet sociale, por vetëm pak prej tyre luajtën një rol të rëndësishëm gjatë presidencës së bashkëshorteve të tyre. Janë 10 Zonja të Para, ato që janë hyrë në histori pasi kanë ndryshuar shumë gjëra gjatë jetës së tyre si Zonjë të Para.

Dolley Madison

Dolley Madison ishte 17 vjet më e re se sa burri i saj, James Madison. Ajo ishte njëra nga Zonjat e Para më të dashura në historinë e SHBA-ve. Fillimisht ajo punonte në Shtëpinë e Bardhë, dhë më pas u bë Zonjë e Parë, kur burri i saj fitoi Presidencën. Ajo ishte aktive në krijimin në aktiviteteve sociale dhe atyre argëtuese. Gjatë luftës së vitit 1812, kur trupat britanike po sulmonin Uashingtonin, Dolley Madison e kuptoi rëndësinë e thesareve kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dhe refuzoi të largohej pa marrë aq gjëra sa mund të shpëtonte. Falë përpjekjes së saj shumë materiale historike, dhe fotografi me vlera të mëdha shpëtuan. Pasi Shtëpia e Bardhë më pas u dogj nga trupat britanike, për tu rindërtuar më vonë.

Sarah Polk

Sara Childress Polk ishte një grua shumë e edukuar, ajo u diplomua në institucionet më të mira arsimore të kohës. Si Zonjë e Parë, ajo e ndihmoi shumë bashkëshortin e saj, Presidentin, James K. Polk. Ajo njihej si shkruesja e fjalimeve të Presidentit, dhe po ashtu shkruante edhe korrespondencat e tij. Fjalimet që shkruante ajo cilësoheshin si fjalime të jashtëzakonshme. Më tej, ajo i mori shumë seriozisht detyrat e saj si Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për këtë ajo i kërkoi këshilla edhe ish Zonjës së Parë Dolley Madison. Ajo dinte ti argëtonte të dy krahët politikë në SHBA, dhe ishte mjaft e respektuar në Uashington.

Abigail Fillmore

Abigail Fillmore fillimisht ishte një nga mësueset e “New Hope Academy” në Millard Fillmore. Ajo ishte dy vite më e madhe se bashkëshorti i saj President. Së bashku me Presidentin ajo i dashuronte librat, dhe në këtë mënyrë ajo është edhe themeluesja e e bibliotekës në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ndihmoi në përzgjedhjen e librave, por edhe në arkitekturën e bibliotekës. Duhet theksuar se arsyeja pse Shtëpia e Bardhë deri në atë kohë nuk kishte bibliotekë, vinte nga frika e pabazuar e Kongresit që Presidenti mund të bëhej shumë i fuqishëm. Por kongresmenët u zbutën në vitin 1850 kur Fillmore mori detyrën si President dhe akorduan $2000 për krijimin e bibliotekës.

Caroline Harrison

Caroline Harrison merrej me muzikë dhe kishte edhe një diplomë në këtë fushë. Ishte babai i saj që e njohur me atë që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj i ardhshëm, Benjamin Harrison. Caroline Harrison luajti një rol aktiv si Zonjë e Parë, duke e rinovuar edhe më shumë Shtëpisë e Bardhë, duke përfshirë futjen e elektricitetin, përmirësimin hidraulike, dhe duke shtuar disa kate të tjera. Ajo pikturoi Shtëpinë e Bardhë në porcelan, dhe ishte e para që futi në Shtëpinë e Bardhë edhe pemën e Krishtlindjeve. Caroline Harrison ishte gjithashtu një mbështetëse e madhe të drejtave të grave. Ajo ishte edhe presidente e organizatës Bijat e Revolucionit Amerikan”. Ajo vdiq nga tuberkulozi, katër muaj më përpara se bashkëshorti i saj të mbaronte mandatin si Presidente.

Edith Wilson

Edith Wilson ishte bashkëshortja e dytë Presidentit Woodroë Wilson. Bashkëshortja e tij e parë, Ellen Louise Axton, vdiq në vitin 1914. Wilson u martua me Edith Bolling Galt në 8 dhjetor 1915. Në vitin 1919, President Wilson pësoi goditjen e madhe të sëmundjes së tij. Që aty Edith Wilson mori kontrollin e presidencës. Ajo vendoste se cilat artikuj, vendime, lajme, etj, i duheshin dhënë Presidentit dhe cilat jo. Nëse ndonjë gjë nuk dukej e rëndësishme në sytë e saj, as Presidenti nuk do ta merrte për shqyrtim. Për këto veprimet ajo u kritikuar nga shumë njerëz. Ende nuk dihet se sa fuqi kishte në të vërtetë Edith Wilson kishte mbi burrin e saj. Debat ky që vazhdon edhe në ditët e sotme mes historianëve.

Eleanor Roosevelt

Eleanor Roosevelt është konsideruar si një Zonjat e Para më inspiruese të historisë. Ajo u martua me kushëririn e saj, Franklin Roosevelt, në vitin 1905 dhe shumë shpejt u përfshi në jetën e tij politike. Ky bashkim do të formësonte politikën amerikane për një brez të tërë. Eleanor ishte pjesë instrumentale e fushatës të bashkëshortit. Aktiviteti i saj u përfol shumë në shtyp, sidomos kur ajo filloi të fliste për çështjet sociale si zonjë e parë, një pozicion që më përpara nuk merrej nga zonjat e Shtëpisë së Bardhë. Eleanor ndoqi axhendën e saj politike dhe njëkohësisht mbështeti bashkëshortin e saj. Ajo ishte mbështetëse e fuqishme dhe e deklaruar e të drejtave të afrikano-amerikanëve.

Jacqueline Kennedy

Jackie Kennedy lindi në vitin 1929 në Jacqueline Lee Bouvier in 1929. Ajo u diplomua në universitetin “Vassar” dhe më pas në “George Washington University”, duke marrë gradë në gjuhën franceze. Jackie Kennedy u martuar me John F. Kennedy në vitin 1953. Jackie Kennedy fillisht e harxhoi kohën duke restauruar dhe zbukuruar Shtëpinë e Bardhë. Sapo e kompletoi këtë punë, ajo mori për herë një ekip televiziv për të bërë një reportazh në Shtëpinë e Bardhë, dhe ishte hera e parë që Shtëpia e Bardhë hapte dyert për median. Ajo është e famshme edhe për modelin e veshjeve të saj, duke qenë një nga Zonjat e Para më me sharm në historinë e SHBA. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj ajo e vetëpërmbajti veten me një dinjitet të rrallë.

Betty Ford

Betty Ford u martuar me Gerald Ford në vitin 1948, më pas bashkëshorti i saj do të bëhej President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Betty Ford ishte e gatshme si Zonje e Parë që ti diskutonte eksperiencat e saj me psikologë. Gjithashtu ajo ishte një avokate e madhe e “Amendamentit për të Drejtat e Barabarta” dhe legalizimin e abortit, duke ditur që ky ligj edhe tani hap debate të mëdha. Ajo e harxhoi një pjesë të madhe të kohës së saj duke marrë nisma dhe duke folur për ndërgjegjësimin e grave për rrezikun e kancerit të gjirit. Sinqeriteti i saj dhë mënyra e jashtëzakonshme për të qenë e hapur për jetën e saj private e bëri atë një njerëzit më të rrallë në botë, duke pasur parasysh që ishte një figurë e lartë publike.

Rosalynn Carter

Rosalynn Carter lindin në vitin 1927. Ajo u martuar me Jimmy Carter në vitin 1946, i cili më pas u zgjodh President. Gjatë mandatit presidencial të burrit të saj, Rosalynn Carter ishte një nga këshilltarët më të besuar të Presidentit. Si kurrë ndonjëherë, ajo ishte e para Zonjë e Parë që merrte pjesë edhe mbledhjet e kabinetit qeveritar. Ajo ishte një avokate e madhe për çështjet e shëndetit mendor dhe u zgjodh në mënyrë honorifike si Presidente e Komisionit për Shëndetin Mendor. Për të historianët thonë që ishin këshillat e saj që e bënin Presidentin e asaj kohe të suksesshëm. Pas mandatit presidencial, së bashku me presidentin iu kushtuan aktiviteteve sociale.

Hillary Clinton

Hillary Rodham u martua Bill Clinton në vitin 1975. Hillary Clinton ishte një Zonjë e Parë jashtëzakonisht e fuqishme. Ajo përfshihej direkt në politikë dhe veçanërisht në çështjet e kujdesit shëndetësor. Ajo u emërua si drejtues e Task Forcës për Reformën Kombëtare të Kujdesit Shëndetësor. Ajo mbështeti shumë ligje si ato për adoptimet apo aktet për familje të sigurta. Pasi bashkëshorti i saj mbaroi mandatin, ajo u zgjodh si senatore e New Yorku-t, kandidoi kundër Obamës si kandidate për Presidente, dhe u zgjodh më pas si Sekretarja e Shtetit, duke u bërë edhe sekretarja më e suksesshme më botë. Tani konkurron për t’u bërë e para presidente grua e SHBA-ve. Clinton është shembull për secilën femër në botë. Mediat amerikane e kanë cilësuar atë si “gruan më të fuqishme të historisë së Amerikës”.

Please follow and like us: