Albspirit

Media/News/Publishing

Nudot e bukura të Carlo Carràs

Më 16 janar në Galerinë Kombëtare të Arteve hapet ekspozita kushtuar artit italian të viteve 1900.

Carlo Carrà, artisti i njohur italian kërkonte ta shihte futurizmin, në vështrimin e një gruaje. Nuk ka asnjë më të bukur se trupi i zhveshur i një gruaje sipas tij. Janë dhjetëra vizatime që ai ka lënë pas, ku femra të zakonshme italiane pozuan në atelien e tij, pa menduar në dukeshin bukur. Kjo pasi mjeshtri dinte të shihte të bukurën brënda tyre. Carlo Carrà është vetëm një prej 60 artistëve të njohur italianë që do të jenë bashkë në ekspozitën “Kryeveprat e artit italian të viteve 1900” që do të hapet më 16 janr në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Ekspozita, nën kujdesin e Arianna Angelelli; Maria Catalano dhe Federica Pirani me më shumë se njëqind vepra të mrekullueshme, me prejardhje nga Galeria e Arteve Moderne në Romë, ka për qëllim të prezantojë kulturën artistike në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX, gjuhët që e kanë përcjellë, artistët dhe lëvizjet e referimit duke kaluar nga Simbolizmi, Secesioni, Futurizmi, Klasicizmi i Ri, Shkolla Romane, Abstraktizmi.
Figurat e mrekullueshme femërore, portretet e personazheve të famshëm, pamjet e Qytetit të përjetshëm dhe të fshatit roman, natyrat e vdekura, janë subjektet kryesore të trajtuara nga artistët protagonistë të ekspozitës, ndër të cilët dalin në pah emrat: Giacomo BallaCarlo CarràGiorgio de ChiricoFortunato DeperoRenato GuttusoGiacomo ManzùTatoGiulio Turcato, vetëm për të përmendur disa nga më shumë se 60 artistët e paraqitur.

Ekspozita është promovuar nga Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë, Ambasada Italiane në Tiranë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës, Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, në bashkëpunim me Sovrintendenza Capitolina (Drejtoria e mbikëqyrjes Capitolina), Bashkia e Romës, Departamenti i Rritjes Kulturore, Galeria e Artit Modern të Romës dhe është realizuar e organizuar nga Arthemisia Group.

Please follow and like us: