Albspirit

Media/News/Publishing

Protesta në Prishtinë e Shkup për lirimin e Haradinajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje protestojnë sot në Prishtinë kundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë për llogari të Serbisë.

AAK ka ftuar mbështetësit për t’u grumbulluar në orën 13:00 te obelisku i Neë Born-it për të vazhduar pastaj me marsh paqësor deri te selia e Ambasadës franceze në Prishtinë.

Protestës pritet t’i bashkohen lëvizjet “Nisma” dhe “Vetëvendosje”.

Po sot do të protestohet para ambasadës franceze edhe në Shkup. Shqiptarët e Maqedonisë kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për t’u grumbulluar në orën 14. Protesta është përkrahur edhe nga Unioni Studentor Shqiptar.

Në Shqipëri, shoqëria civile nuk ka asnjë reagim në mbështetje t ëish –kryeministrit të Kosovës dhe ish –kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u ndalua në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia që në vitin 2004.

Please follow and like us: