Albspirit

Media/News/Publishing

Sekreti i bukurisë së Kendall Jenner

Kendall Jenner është një ndër ikonat e modës së kohëve moderne. E bukur, sharmante dhe gjithë stil Kendall ka sekretet e saj të mirëmbajtjes dhe kujdesit vetjak.
Ajo ka treguar për Cosmopolitan se është trajtuar për një kohë të gjatë me terapi kundër akneve, por pa rezultat. Ajo ka ndarë me të gjithë fansat kurën natyrale me të cilën ajo kuron fytyrën e saj.
Përbërësit:
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë kafeje sodë bikarbonati
Përgatitja:
Në një tas përzieni mjaltin dhe lëngun e limonit. Përzieni dhe më pas shtoni sodën.
Masa e krijuar do të shërbejë si kurë për aknet e dukshme.
Maska duhet të qëndrojë 30 minuta në fytyrë, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Sipas rrëfimit të Kendall Jenner, përdorimi i rregullt i këtij kremi jep rezultat shumë pozitiv dhe është shumë herë më efektiv se kremrat e shtrenjtë.

Please follow and like us: