Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes një tjetër i burgosur, enigmë shkaqet

Një tjetër i burgosur ka humbur jetën.
Viktima është R. D., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen ditën e djeshme në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ku ndodhej për shkak të gjendjes shëndetësore.
Nga veprimet e para hetimore, rezultoi se vdekja e 55-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale, bëjnë me dije burime nga policia.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të burgosurit, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë.
Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, kur një i burgosur humb jetën. Disa ditë më parë humbi jetën 22-vjeçari Estref Halili i cili u vetëvar në burgun e Rrogozhinës.

Please follow and like us: