Albspirit

Media/News/Publishing

Aktori Gent Bejko shkon në emigrim, ja deklarata ku mohon Shqipërinë

​Aktori Gent Bejko tregon se përse u largua nga vendi i tij. Përmes një lidhjeje me Skype, Bejko ishte i pranishëm në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, për të folur për projektet e tij në Kanada dhe SHBA dhe sesi është jeta larg Shqipërisë. I pyetur nëse ka ndërmend të kthehet më, ai thotë:

“Unë u largova nga Shqipëria rreth një vit e gjysmë më parë. Kurrë nuk duhet të thuash kurrë, por për momentin nuk kam ndonjë dëshirë të madhe për t’u kthyer. Nuk më krijon ndonjë mungesë të madhe, jam përshtatur shumë këtej dhe kam përshtypjen se vendi yt është ai ku ti përshtatesh më mirë. Më mungojnë vetëm të afërmit dhe miqtë e mi më të mirë, shumica prej të cilëve nuk kanë lidhje me artin, por s’më mungon asgjë tjetër.”

Ndiqni rrëfimin e plotë të aktorit Gent Bejko, i cili ndër të tjera ka folur edhe për projektin e tij në Hollywood./ In Tv/

Please follow and like us: