Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria mbyll shkollat edhe për një javë

Ministria e Shëndetësisë duke parë situatën e rëndë të gripit vendosi që të shtyjë edhe me një javë hapjen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.

Ndërsa qeveria sërish vendosi që të lërë pushim njërin prej prindërve që punojnë në administratë.

Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e datave 9 deri 14 janar 2017, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

2. Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Please follow and like us: