Albspirit

Media/News/Publishing

Aktori shqiptar tani në krah të Will Smith

Aktori shqiptar, Marko Caka, ka bërë të ditur se në vitin e ardhshëm do të nisë xhirimet me të famshmin Will Smith. Ai e ka publikuar një fotografi të përbashkët me aktorin dhe reperin për të paralajmëruar filmin e ri.

“Faleminderit Zotit në vitin e ardhshëm në xhirime së bashku”, shkruan mes tjerash Caka, njofton Telegrafi.

Ai aktualisht është duke xhiruar skenat e filmit “Ocean’s Eight”, në të cilin luajnë Matt Damon, Cate Blanchett, Dakota Fanning, Anne Hathaway, Sandra Bullock, Rihanna dhe të tjerë.

Marko Caka është një aktor me prejardhje nga Shkodra, djali i Prend Cakës dhe Leze Cakës. Origjina e tij e largët është nga Ferizaji i Kosovës. Marko është rritur në Athinë ku ka qëndruar për 19 vjet dhe pastaj është zhvendosur në New York. Për një dekadë ka qenë korrespondent mediatik duke i mbuluar evenimentet e rëndësishme të filmit dhe sportit në Evropë, ndërsa ka intervistuar artistë të famshëm, yje të sportit dhe liderë botërorë të politikës.

Karrierën filmike e nisi falë mbështetjes së aktorëve që i kishte intervistuar paraprakisht, ndërsa talenti i tij bëri që të fitonte besimin e filmbërësve të mëdhenj, si Steven Spielberg , Martin Scorsese e Timothy Van Patten.

Ka luajtur në filma e serial televizive krahas yjeve, si Steve Buscemi (“Boardwalk Empire” 2014), Tom Hanks (“Bridge of Spies”, 2015), Jim Belushi (“Show Me a Hero” 2015) e Ben Affleck (“Batman v Superman: Dawn of Justice” 2016), pastaj ka luajtur me aktorë, si George Clooney, Julia Roberts, Megan Fox e të tjerë.

Please follow and like us: