Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa në të përditshmen britanike “The Guardian”

Dua Lipa është një nga këngëtaret pop e përzgjedhur si një nga zërat e së ardhmes në pop dhe në rock për vitin 2017 nga gazeta “The Guardian”. E përditshmja britanike është bazuar pikërisht në albumin e ri të artistes që pritet të publikohet më 10 Shkurt.

E përditshmja britanike “The Guardian” ka publikuar një shkrim ku bërë përzgjedhjen e “zërave të së ardhmes” në pop dhe rock për vitin 2017.
Në mesin e tyre “The Guardian” ka përfshirë edhe këngëtaren nga Prishtina Dua Lipa, e cila ka patur suksese të njëpanjëshme në vitin që lam pas.
Artikulli është bazuar në albumin e ri që 21 vjeçarja do të publikojë më 10 Shkurt me titull “Dua Lipa”.
“Ish-modele me të kaluar të larmishme – babai i saj ishte një këngëtar i muzikës rok nga Kosova – Dua Lipa konsiderohet si sukses i pamohueshëm në industri. Ajo e përshkruan zërin e saj si “pop i errët”, megjithatë errësira mund të bie nëse albumi i saj del i artë”-janë këto fjalët që shkruhen në artikull për këngëtaren e re.
Ndër yjet e tjerë të popit që priten të shkëlqejnë për këtë vit janë gjithashtu Drake, Nelly Furtado, Green Day etj.
Edhe vitin e kaluar The Guardian kishte shkruar një artikull të ngjashëm, me një listë të këngëtareve femra që premtonin shumë për vitin 2016, një artikull që sërish përmendte Dua Lipën.
E në fakt parashikimet e gazetës dolën të sakta pasi viti 2016 ishte vërtet një vit i suksesshëm e me shumë arritje për këngëtaren nga Kosova.
Please follow and like us: