Albspirit

Media/News/Publishing

Noli në kujtimet e Hajredin bej Cakranit

Auron Tare

Ardhja e Nolit në Shqipëri në një këndvështrim shumë ndryshe. Një dëshmi e kohës për prapaskenat e ardhjes se tij në Shqipëri nga Hajredin bej Cakrani. Si u pa ardhja e Peshkopit nga rivali i tij, Jakovi i Durrësit i cili përfaqësonte interesat e Greqisë në Shqipëri dhe ndërhyrja e Sulejman bej Delvinës, kryeministër i Shqipërisë, për caktimin e Nolit si përfaqësues në Lidhjen e Kombeve. 

Me poshtë shënime nga libri memuaristik “Kujtimet e Një Firmëtari” të Hajredin bej Cakrani.

Hyrja në Lidhjen e Kombeve

Kur nevej ishim të zënë me Luftën e Vlorës dhe atij po i loste mëndja (Sulejman Bej Delvina Kryeminister I Shqiperise) e gjeti kohën ky urata   (behet fjale per Peshkopin Jakov te Durresit)  i bën një kartë Sulejman Beut dhe i ç’koqit hallë, se ky e kish ndriturë e më i lig peshkopë nuk bëhej, nuk i them se e kishja inat që bëri namin më Durrës kur zëbriti Ismail Beu, po më ç’do punë vatani hidhte helm, më Durrës e më korçarë, pa ç’do 376 gjë grekërit e dijën më para se nevej. Ai e mori dhe në Protokollë më Kapshtijë ti dëftejë se i dijëm të tëra ato që bën ai dhe se nuk ka më gjë më dorë, po më këtë kartë kish një gjë që e trëmbëte uratën se dhe ish e padëgjuar, më llafosi Bektashi, ndaj u bëra hazër dhe u sosa më Tiranë me të. U poqa me minutë me Sulejman Benë, lashë t’im vëlla Bektashin me të, pa Amet Beu kish ikur me xhandarë e ushtëri më veri dhe dolla” ….

N’a ka zënë halli me atë uratën orthodhoksë që ka bërë kartë te Sulejman Beu dhe ky nashti është më hall dhe e ka llafosur me ne, ca njers vetëm që e kupëtojin se urata ç’nuk thotë më kartë për ata më Amerikë, që e shuma e di janë korçarë. Ai thotë ca gjëra më kartë për atë peshkopnë e tyrej më Amerikë, një farë Theofanë Noli që ësht’ bërë prift e përsi peshkop i atyrej atje, jo si e do puna nga Patrikana më Stamboll që varemi nevej, po nga peshkopët e Rusisë që duket e ka ujdisur me ta. Kështu thotë që ai tek gënjen për këtë dhe bën pa pikë turpje këto gjëra me që vjen nga Amerika e ju do e shihni më drit’ të syrit e do i mirrni mëndje, domosdo, pa ai do t’u bëjë mish-mash e nuk do dini nga t’ja mbani. Mua më ngjan se kjo është qurravitja e uratës nga që s’ka punë më qishë duket nashti, se kur ishte më Durrës nuk lij njeri pa zënë e u thosh se më mirë me grekër, ashtu e kështu njëmijë gjëra që s’janë punë qishe më duket, i thashë. -Ore nuk j’a harroj atë që i bëri Smail Beut më Durrës kur zëbriti më 912 dhe llafeve të tija, i thashë dhe Sulejman Beut të mos i vërë re këto muhabete e mos i këthe xhevap fare, i thashë se pakë halle kemi dhe qishën mbeti të ujdisëm nashti. Ahere ai më dëftoi kartën që dërgojën ata të Vatrës nga Amerika dhe thonë që si peshkopi i tyrej nuk ka njeri, që nga tëra, ato gjuhë që flit e gjer te mëndja fillosof fare është. Me që amerikantë e thanë të partë të bëhej Lidhje Kombeve, të vijë aty dhespoti ynë që është udhës më vapor, llafosuni dhe dërgojeni delegat të vejë atje si përfaqësonjës.

-Ua, kërceva përpjetë tha im vëlla, sido që për korçarë unë e dij, nevej po n’a digjetë mjekrra me këto punë, që nevej e dimë ç’po heqëm e ata me urdhëra! -Jo Bektash Bej tha Sulejman Beu, shiko sa e hollë është bërë, qaseni ju aty thonë, që atças këta të kacafyten me njëri-jatrin, jo po unë i kam kartatë, hajd’ pyesëm grekërit, jo po unë i kam nga rustë! Dhe ne nashti jemi më një qorrsokak që dhe kjo n’a duhej, se nuk n’a dalën këto halle që kemi. -Po një gjë do bërë Sulejman Bej, se ata të Amerikës që s’janë pakë e thonë: -Ja se erdhi me vapor e kërkojnë xhevap, ky këtej me kartëra që i kanë vajtur grekërve më përpara, nuk dëgjohet dot e n’a ka zënë gjarpëri më vënd të lig, i thonë kësaj. -Ndaj Bektash Bej u dërgova atyre më Durrës të mosë e lënë të zëbresë po të këthehet më Itali prapë, se s’dihet ç’bën ky urata këtu, se helbete vënd i madh nevej n’a duhen nja njëzet dhespotë, mbëledh nja njëqind orthodhoksë ky e ç’ti bësh do rrihemi dhe me ta! Ti e di më mirë, se këtu ke qënë kush është ai që s’duaj asnjë herë të dalim më vete edhe si qishë, po vetëm të ketë një çikë autonomi, pa se kush ësht’ ajo qishë e dinë grekër të partë.

Kur dëgjova autonomi mu drodh buza, se ne dhe shpyrti ynë e dinte sa shpallëm pamvarësinë vetë, pa ata n’a i quajin autonomi e ato gjasht’ a shtatë muaj më prapa u torturuam sa n’a i njohën të Mëdhenjtë.

-E qysh i bëhet nashti, se qënka lënë as më udhë e as më buzë kjo punë, se me kë e kemi më kollaj të prishemi dihetë,844pa e shoh që haen për këtë punë të dy palët?! Aha, duket që nuk është vetëm punë qishe kjo, pa po t’a llafosësh me Amet Benë ai e ka kollaj, i përzë a i vret fare që të dy dhe u mbyll kjo punë! -Duan xhevap ata të Bostonit dëgjon ç’të them e ai ka mbeturë më Bari, ja e dërgova më Zvicërë si përfaqësonjës si thonë ata, po pa e pjekur si e qysh do bëhet kjo punë e shtetit, hajduçe? Sulejman Bej, me njërin do e prishim muhabetnë se s’bën, ndaj ky urata që kemi këtu e që n’a i ka nxirë qëkur le të ç’duket, pa le t’a ketë mirë me grekër. Fundja pamvarësinë qishës t’ja japë ky peshkopi i Bostonit, Nolë e s’kemi më punë me tjatër njeri, pa jo po kush e vuri, jo patriarku, jo rustë, ajo është punë që ujdiset se s’ndihet njeri po iku ky urata që n’a u bë rrap. -Kollaj Bektash Bej po fluturojnë kartëra Evropit përsi dhe kush i dëgjon, pa hall më vete është dhe më Lidhje të Kombeve qysh do vejë, këtëj peshkop, këtej përfaqësonjës shteti, kur nevej e ndamë fenë nga shteti. -Po atë sahat u thuajë atyre më Boston, le t’a heqë mjekrën dhe kollaj, ja u bë e si u prish më çehre Sulejman Beu im vëlla i tha me të qeshur: -E po ne nuk do bëhemi katërqind copë, të tjerë rrëzo e ne ngri murë! Ndaj dhe këta dy peshkopë haeshin, pa kusuret i pinë të gjithë dhe Sulejman Beu ish më hall të madh, ndaj bëri-ç’bëri më vonë dhe e la atë peshkopnë e Amerikës, Nolnë, të hyjë dhe që t’a largojë e vuri të përfaqësoj nevej më Helveti. Po ai atë prit dhe si bëri për vete orthodhoksëe bëri më vete qishënë, që e quajën këtë punë authoqefali, pa unë ahere që të nesërmen u këthyeç vetëm më shtëpi, se Bektashi nuk luante dot nga puntë. …… 380

Se mos harroj, gjatë kësaj kohe peshkopi Nolë si e ujdisi si desh qishën, u qas javash dhe si i pa një tufë me kaposha sipër plehut këta, se ai mbaso s’kish hequr keq po e kish parë që më Amerikë, sa punë do që t’ja dalëç dhe po ja dole, pa këtu ai ishte birinxhi, këtej bën meshë e andej bën kuvëndë, sebepi vatani, dihet!

Please follow and like us: