Albspirit

Media/News/Publishing

Pas kërkesës së Trump, ikën ambasadori amerikan në Kanada

Pas kërkesës së presidentit të zgjedhur Donald Trump drejtuar ambasadorëve amerikanë politikë të japin dorëheqjen, i pari që i është përgjigjur kësaj thirrje është diplomati amerikan në Kanada.

Në Twitter Bruce Heyman shkroi: “Siç më është kërkuar, unë kam dhënë dorëheqjen si ambasador i SHBA në Kanada, e cila hyn në fuqi në datën 20 janar, ditën kur Trump merr zyrtarisht detyrën e tij”.

Edhe bashkëshortja e tij në një deklaratë të mëvonshme nënvizoi se kishte qenë një nder dhe një kënaqësi e madhe të përfaqësonte SHBA-të në Kanada.

Nuk dihet nëse ky veprim i tij do të pasohet edhe nga ambasadorë të tjerë të SHBA-së nëpër botë, përfshi këtu edhe ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Please follow and like us: