Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmohet Ermal Mamaqi, “Lojë e ndyrë me injorancën duke e promovuar si vlerë”

Sulmohet Ermal Mamaqi, “Lojë e ndyrë me injorancën duke e promovuar si vlerë”

Në lidhje me pjesëmarrjen Linda Morinës në mbrëmjen e fundvitit te Ermali ka pasur shumë komente negative. Edhe pse Ermali e sqaroi se si qëndron e vërteta e pjesëmarrjes së saj, ditën e djeshme ka reaguar sociologia nga Kosova, Sibel Halimi duke sulmuar drejtëpërdrejt Ermalin.

 

Ajo e konsideron si lojë të ndyrë të Ermalit, i cili përmes shfrytëzimit të injorancës e promovon këtë të fundit si vlerë.

 

Ky është reagimi i saj i plotë:

 

“Tallja me Linda Morinën ka filluar t`i tejkalojë kufijtë territorial të Kosovës. Këtë më së miri e tregon përfshirja e saj në televizionet e Shqipërisë. E vetmja mysafire nga Kosova në emisionin “Xing me Ermalin” (pavarësisht nëse të tjerë të ftuar kanë anuluar pjesëmarrjen), ishte Linda. Kjo është lojë e ndytë e televizioneve që asnjëherë nuk bëjnë përpjekje për ta emancipuar shoqërinë dhe individin, por me perfiditetin më të lartë shfrytëzojnë injorancën, të cilën e promovojnë si vlerë”.

Please follow and like us: