Albspirit

Media/News/Publishing

Deklarata e plotë e MPJ së Francës për Ramush Haradinajn

Ministria e Jashtme e Francës e ka publikuar qëndrimin e saj rreth rastit të Ramush Haradinaj, i cili u arrestua në Aeroportin Bale –Mulhouse më kërkesë të Serbisë të deponuar në Interpol dhe tani po mbahet atje me një vendim të Gjykatës. MPJ thotë se rastin e kanë në dorë autoritetet e drejtësisë të cilat janë duke vepruar në pavarësi të plotë. Ndërkohë që në Deklaratë theksohet se Franca kultivon raporte të afërta dhe miqësore me Kosovën
Më poshtë mund ta lexoni të plotë deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës. Kosovë – Arrestimi i z. Ramush Haradinaj (4 janar 2017)
Z. Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar 2017 në Aeroportin e Bâle-Mulhouse, mbi bazën e një kërkese të arrestimit të përkohshëm të shpërndarë nga Interpoli dhe ekzekutimi i të cilës është automatik, konform angazhimeve ndërkombëtare të Francës.
 Autoritetet e drejtësisë franceze janë duke u marrë me dhe duke e shqyrtuar, në pavarësi të plotë, situatën me kujdesin më të madh. Procedura në vijim i përket autoriteteve të drejtësisë.
 Z. Ramush Haradinaj e gëzon mbrojtjen konsullore dhe ka pasur mundësi të takohet me konsullin e Kosovës.
 Ministria e punëve të jashtme dhe e zhvillimit ndërkombëtar është në kontakt me autoritetet kosovare dhe e ndjek këtë dosje me vëmendjen e vet më të madhe. Z. Jean-Marc Ayrault ka biseduar me homologun e tij të Kosovës z. Enver Hoxaj, në lidhje me këtë temë.
 Franca, e cila ishte një prej vendeve të para që e njohu Kosovën në 2008, gëzon me këtë shtet marrëdhënie të afërta dhe miqësore. Veprimi që zhvillohet drejt z. Ramush Haradinaj i takon procedurave të drejtësisë të iniciuara nga kërkesa e Interpolit. Ai nuk ka asnjë dimension politik dhe nuk e modifikon politikën konstante të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtim në regjion dhe zbatimit e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Franca i jep rëndësinë më të madhe vazhdimit të njërës dhe tjetrës.
Please follow and like us: