Albspirit

Media/News/Publishing

Diktatori fashist Mussolini ka qenë spiun britanik

Diktatori fashist italian, Benito Mussolini, para përfundimit të Luftës së Parë Botërore ka qenë agjent britanik. Këtë në ballinën e saj e botoi para disa vitesh e përditshmja britanike “Guardian”. Mussolini, ka hyrë në ujërat e politikës me ndihmën e parave që shërbimi kundërzbulues britanik “MI5” ia ka paguar për të botuar propagandë aleate në gazetën të cilën e ka redaktuar. Dhe jo vetëm këtë – djemtë e Mussolinit, veteranët ushtarakë italianë, kanë qenë të gatshëm të dalin në rrugë për t`i “bindur” demonstrantët, që kanë kërkuar paqe, të qëndrojnë në shtëpi. Mussolini për shërbimet e veta ka qenë shumë i paguar – ka marrë rreth 100 paund në javë, që është thuajse 7.000 euro të sotme.

Please follow and like us: