Albspirit

Media/News/Publishing

Gruevski merr mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoni

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot e ka pranuar mandatin e presidentit, Gjorge Ivanov, për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Sot ishte afati kur presidenti Ivanov duhej t’ia besonte mandatin për formimin e qeverisë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive të cilat fituan numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Përbërja e nëntë parlamentare të Maqedonisë, e cila ka 120 të përzgjedhur të popullit, u konstituua më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më së shumti deputetë ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51, Koalicioni i kryesuar nga LSDM ka 49 mandate, BDI 10, Besa 5, Aleanca e shqiptarëve 3 dhe PDSH 2.

Please follow and like us: