Albspirit

Media/News/Publishing

Juria e Big Brother Albania 9

Edicioni i 9 i “Big Brother Albania” do të rikthehet me ndryshime të mëdha. Ashtu siç tregoi prezantuesja e këtij realityshow, këtë herë spektakli do të ketë qëllime edukative, e për këtë banorët do të përzgjidhen me kujdes.

Por cila është juria e këtij viti që do të gjej 12 personazhet, apo më shumë të shtëpisë më të famshme në vend? Më në fund është zbuluar edhe fotoja e tyre, teksa qëndrojnë të ulur në panelin e përzgjedhjes gjatë audicioneve. Personat që shihen në foto janë Edmond Dragoti, Anisa Brahami dhe Erald Pashaj dhe sipas “Express” të tre do të vendosin se cilët janë të rinjtë që meritojnë të ndiqen 24 orë në 24 nga të gjithë shqiptarët.

Përveç jurisë, që padyshim është interesante, një fakt edhe më interesant është zbuluar së fundi. Një shtetas serb ka marrë pjesë në audicionet e “Big Brother”. Djaloshi ka mbërritur në Tiranë me synimin për t’u bërë pjesë e këtij formati, duke bashkëjetuar për 3 muaj me radhë vetëm me shqiptarë.

Nuk dihet ende nëse ai është përzgjedhur, megjithatë videoja që ai ka realizuar në qendër të Tiranës ku tregon për audicionin e tij në “Big Brother” është bërë mjaft virale në internet.

Please follow and like us: