Albspirit

Media/News/Publishing

Napolon Zerva me ministrin hitlerian Nojbaher, nënshkruajnë masakrimin e Çamërisë

Fotografi e dokumente që vërtetojnë bashkëpunimin e Zervës me nazistët gjërmane nw vitin 1944

Një ndër akuzat që zyrtarët e Greqisë së sotme kanë si argument për të mos njohur çështjen çame, është akuza e pabazuar e tyre sipas të cilës, popullsia çame bashkëpunoi me nazistët. Në të vërtetë dokumente të shoqëruara me fotograti të kohës, vërtetojnë të kundërtën.  Fotografitë që publikohen më poshtë, janë dëshmi i bashkëpunimit midis farcave fashiste të famëmëkeqit Napolon Zerva me nazizstët gjermanë. Janë dy fotografi që dëshmojnë bashkëpunimin e forcave të Zervës me Gjermanët. Në fotografinë e parë shfaqet kleriku grek që nënshkruan me oficerin gjerman, ndërsa në fotografinë tjetër shfaqet Zerva në një takim miqësor me “armiqtë”, ministrin gjerman Nojbaher. Kështu e ka edhe diçiturën fotografia e marrë nga arkivat gjermane, Napolon zerva me “armiqtë”.

Fotografitë janë marrë nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për Greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë dhe çamet. Në këtë marrëveshje theksohet ndër të tjera se “ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun”. Në dokumentin gjerman thuhet: “Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike”. Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher. Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar… Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 ishin rreth 10000 luftëtarë. Fotografitë dhe materialet janë publikuar nga koleksionisti Agustin Miraka.

Please follow and like us: