Albspirit

Media/News/Publishing

Oligarkët e LSI në parlament?

Një nga problematikat e parlamentit të sotëm janë oligarkët. Në karriget e Kuvendit shumë prej deputetëve rezultojnë të jenë biznesmenë.

Deputetë të majtë e të djathtë kanë hyrë në parlament jo falë aftësive apo punës dhe përkushtimit kundrejt qytetarëve, por për shkak të bizneseve dhe parave.

Ky fenomen është trajtuar disa herë, madje edhe partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Megjithatë, ka një forcë politike që në raport me mandatet deputetëve, rezulton se ka numrin më të madhe të biznesmenëve në Kuvend.

Citynews ka mundur të sigurojë ekstraktet e QKR ku siç shihet më poshtë, disa nga deputetët e LSI-së rezultojnë të jenë edhe biznesmenë.

Në këtë listë janë 8 deputetë të LSI që disponojnë nga një ose më shumë biznese. Ata janë: Piro (Spiro) Kapurani, Edlira Cekrezi, Agron Cela, Luan Duzha, Luan Rama, Përparim Spahiu, Robert Bitri, Ylli Shehu.

Nuk dihet nëse kreu i LSI Ilir Meta, i ka futur ata në listën fituese të deputetëve për shkak të impaktit që kanë tek votuesit apo për financime të dyshimta partiake gjatë fushatës./Citynews

Please follow and like us: