Albspirit

Media/News/Publishing

Papandreu në gjyq për mashtrim me premtimet elektorale në 2009

Në bankën e të akuzuarve do të ulet më 19 janar, ish-kryeministri dhe ish-lideri i PASOK Jorgos Papandreu. Gjykata e Shkallës së Parë të Athinës do të shyrtojë padinë e ngritur nga një toger në pension i Marinës Greke, i cili kërkon kompensim për dëmin moral të shkaktuar nga ish-kryetari i PASOK-ut për fyerje të personalitetit të tij nga mosmbajtja e premtimeve elektorale të vitit 2009, kur Jorgos Papandreu u tha grekëve se paratë për daljen nga kriza ishin në arkat e qeverisë.

Panajotis Stamatis kërkon që drejtësia ta dëmshpërbleje me një shumë 260 mijë euro, plus interesat ligjore.Në ankesën e tij  ushtaraku në pension akuzon ish-kryeministrin,  për tradhëti, mashtrimin e votuesve dhe shpërndarjen e informacionit të rremë, akuza të cilat janë të dënueshme me burgim nga tre muaj deri në burgim të përjetshëm.

Oficeri në pension thotë se edhe pse votues i Demokracisë së Re u mashtrua nga premtimet zgjedhore të ish-kryetarit të PASOK-ut që premtoi një jetë më të mirë nga partia e zotit Karamanlis, që asokohe kishte ngrirë pagat dhe pensionet.Papandreu i premtoi popullit grek rritje rrogash e pensionesh mbi inflacionin, pension të posaçëm solidariteti dhe ngrirje të faturave  për shërbimeve publike për një kohë 1 vjeçare dhe  përjashtoi rritjen e taksave për të ardhurat e mesme dhe të ulëta si dhe për biznesin.

Që nga viti 2009, vazhdon leitnanti në padi, “gradualisht të ardhurat e mia erdhën duke u ulur, unë nuk mund të shlyeja kreditë e mia dhe rashë në një situatë të padinjitetshme dhe degraduese, të turpshme për një oficer të lartë. Menjëherë pas zgjedhjeve dhe pasi u bë kryeministër ai bëri pikërisht të kundërtën e atyre që premtoi”-thotë ish-oficeri në padinë e tij.

http://www.protothema.gr/politics/article/643661/sto-edolio-o-giorgos-pa…

Please follow and like us: