Albspirit

Media/News/Publishing

Revista italiane ‘Internazionale’, i kushton 6 faqe Muzeut Kombëtar

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, në Shkodër ka kohë që ka njoftuar për ekspozitën e muajit janar të vitit 2017, e cila do të vjen e kuruar nga artisti shqiptar Adrian Paci. Por për Muzeun Kombëtarë dhe pikërisht për këtë ekspozitë, ka shkruar edhe revista e njohur italiane ‘Internazionale’, e cila i ka kushtuar 6 fletë Muzeut Kombëtarë, si dhe fton për ekspozitën “Dy Rrugët”, me imazhet e Kolë Idromenos, kuruar nga Adrian Paci. “#MarubiSiPasaporte. Revista Internazionale i kushton 6 flete Muzeut tone Kombetar e fton ne ekspoziten me te re per 2017 “Dy rruget” me imazhet e Kole Idromenos, kuruar nga Adrian Paci”, ka shkruar Kumbaro në facebook. “Dy rrugët e Idromenos”, është ekspozita e figurës më përfaqësuese të artit shqiptar të fundit të shekullit XIX dhe e fillimit të shekullit XX., Kolë Odromeno, një personazh i çuditshëm, poliedrik dhe njëkohësisht i pashkollë, amator e mjeshtër i shumë fushave, përçues i kodeve të stabilizueme e novator. “Kjo ekspozitë nuk merr përsipër të analizojë të gjithë spektrin e aktivitetit të Idromenos por, duke u nisë nga një zbulim i fundit në arkivën e Muzeut Marubi, vendos përballë një seri fotografike me pikturën e tij të mirënjohur “Dy rrugët”, thuhet në këtë njoftim mbi këtë ekspozitë që do të hapet më 26 janar dhe do të rri e hapur deri më 30 mars.

Please follow and like us: