Albspirit

Media/News/Publishing

Valentina Leskaj, letër Presidentit të KiE: Arrestimi i Haradinajt i papranueshëm, ja çfarë sjell në dialogun Serbi-Kosovë

 

Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, i ka nisur sot një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-s, Pedro Agramunt, lidhur me arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Duke u shprehur se një veprim i tillë është i papranueshëm, Leskaj thotë se ky rast përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut.
Sipas Leskajt, kryetari i AAK-së, bazuar në vendimet e të dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, është liruar nga çdo akuzë e përpara vitit 2004, “për rrjedhojë ky ndalim është i paligjshëm dhe absurd”.
Në letrën drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-s, Leskaj thekson se një veprim i tillë pengon dialogun Serbi-Kosovë.
Letra e Nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, për Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-s, Pedro Agramunt:
I dashur President,
Kam kënaqësinë e veçantë që t’ju dërgoj sërish urimet e mia më të mira për Vitin e Ri 2017!
Nisur nga ngjarja e fundit e ndalimit në France të Kryetarit të partisë së AAK-së (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës) z. Ramush Haradinaj më lejoni të parashtroj qëndrimin tim si Kryetare e Delegacionit të përhershëm parlamentar pranë KiE-s.
Ndalimi i z. Ramush Haradinaj në një vend të KiE-s, bazuar në një urdhër të vjetër arresti të Serbisë, është i papritur e njëkohësisht i papranueshëm. Ai përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut.
Kryetari i AAK-së, bazuar në vendimet e të dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, është liruar nga çdo akuzë e përpara vitit 2004, për rrjedhojë ky ndalim është i paligjshëm dhe absurd.
Prishtina dhe Beogradi janë angazhuar në një proces të vështirë dialogu, nën vëzhgimin e BE-së dhe një veprim i tillë nga një vend anëtar i BE-së dhe KiE-s dëmton këtë proces shumë të rëndësishëm për të dy vendet dhe për rajonin.
Ky veprim jo vetëm që nuk ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por krijon precedentin e rrezikshëm të mosrespektimit të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtat themelore të njeriut (vendimet e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë).
Një ngjarje e tillë nuk mund ta lërë indiferent KiE-n, e cila është angazhuar seriozisht në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Personalisht mirëpres një reagim dhe qëndrim të KiE-s si dhe kontributin e saj për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj dhe sensibilizimin e të gjitha vendeve anëtare për mos përsëritjen e precedentëve të tillë në të ardhmen.
Sinqerisht Valentina Leskaj
Pedro Agramunt, President of the Parliamentary Assembly of the Council of Europe, Strasburg
Please follow and like us: