Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho, duet me Domingon

Pas një viti të suksesshëm operistik, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, duket se të tillë e ka nisur edhe vitin 2017.

Në ditët e para të këtij viti, më 6 janar, Jaho interpretoi me Orkestrën Shtetërore të Francës, për të udhëtuar drejt Omanit, pasi mbrëmja e së mërkurës do të jetë e veçantë për të.

“Filloi viti me televizionin francez. Përpiqem të përmirësohem si artiste dhe si njeri nga gjithë këto lëvizje dhe takime me artistët”, thotë Ermonela Jaho në një intervistë telefonike për Top Channel.

Vetëm para 6 muajsh, në gusht të vitit 2016, Jaho korri një tjetër sukses operistik në karrierën e saj, duke u shfaqur krah Placido Domingos në “Coregie D’Orange”. Mbrëmja e 11 janarit do ta gjejë sërish me të njëjtin partner në skenë, por këtë herë në Operën Mbretërore të Omanit.

“Ishte një dashuri profesionale që ka funksionuar menjëherë. Suksesi që pati “Traviata” bëri që ky bashkim të vazhdojë. Uroj që të jetë një eksperiencë e bukur edhe për publikun në Oman”, deklaroi Jaho.

Pas Omanit në Lindjen e Mesme, “Traviata” dhe Ermonela në rolin e Violetës do të udhëtojnë drejt Australisë, për të interpretuar në fillim të shkurtit për herë të parë në operën e Sidnejt.

Please follow and like us: