Albspirit

Media/News/Publishing

Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ballës: “Papagalli i shpifjeve të Ramës të mos lerë puplat në kazino”

Djali i ish­Kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka reaguar ndaj akuzave më të fundit të deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se është përfshirë në afera korruptive që kanë të bëjnë me marrëveshjen e CEZ me Shqipërinë.

Sipas kryetarit të komisionit parlamentar hetimor për CEZ, hetimet kanë zbuluar se shtetasi Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtë i Shkëlzen Berisha, ka marrë nga CEZ, transferta bankare mbi 7 milionë euro.

Por, djali i Sali Berishës thotë se nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tregtar të Kalajt dhe nga ana tjetër, akuzoi Ballën si “bixhozxhi” që nuk paguan detyrimet me vendim gjykate.

Reagimi i Shkëlzen Berishës:

Sot, papagalli i shpifjeve te Edi Rames, me urdherin e kryetarit, ka zgjeruar rrethin e miqve te mi te ngushte, me nje person me te cilin dhe aktivitetin e te cilit, nuk kam asnje lidhje.

I denuar me vendim te formes se prere nga Gjykata e Apelit per shpifje, genjeshtari i Rames vazhdon avazin e vjeter me trillime te reja, me shpresen se keshtu do mbuloje sarajet e kryetarit ne Surrel.

Te ndertuara me ”placken” e Rames nga marreveshja me CEZ, per te vjedhur dhe ndare, 630 milione euro nga xhepat e shqiptareve.

I bej thirrje Rames qe para se ti ngarkoje shpifje te reja, ta detyroje papagallin, te mos lere ”puplat” ne kazino, por te zbatoje vendimin e gjykates dhe te paguaje parate per shpifjet e vjetra.

Please follow and like us: