Albspirit

Media/News/Publishing

Imazhi i ri i ushtrisë zvicerane, ushtare seksi dhe sociale

Pas valës së ‘hashtag #schweizerarmee’, ushtria zvicerane ka ndër mend të lançojë një profil në Instagramin zyrtar për të promovuar pikërisht imazhin e saj. Për këtë kanë menduar “ambasadoret” e saj.

Në hashtag të ndryshëm, gjenden edhe shumë foto të ushtareve të bukura dhe provokuese, të cilat pozojnë në uniformë dhe të armatosura. Për momentin ato përfaqësojnë më pak se 1% të efektivit total, por grinta për të konkurruar me meshkujt, nuk duket se u mungon zonjave me uniformë, të cilat po bëjnë një punë të shkëlqyer si përfaqësuese të forcave të armatosura helvetike.

Ushtria zvicerane u ka bërë thirrje femrave në këtë shtet që të aplikojnë për t’u dërguar në misione të ndryshme në Europë dhe jo vetëm. Ata thonë se nuk ka rëndësi nëse ato kanë trajnim ushtarak apo jo.

Zvicra, në kuadër të forcave të NATO-s, në Kosovë aktualisht ka 235 anëtarë. Por në mesin e tyre janë vetëm 26 femra, që përbëjnë vetëm 11 për qind.

Sipas medieve në Zvicër, për të rritur këtë numër, ushtria zvicerane ka filluar një fushatë marketingu ku u bën thirrje femrave që të rekrutohen për këtë mision.

“Femrat shpesh luajnë një rol shumë të rëndësishëm në operacionet paqësore”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ushtrisë zvicerane, adresuar femrave të këtij vendi.

Zyra Federale për Mundësi të Barabarta thotë se mirëpret kërkesën e Ushtrisë për t’u dhënë rol më të madh femrave edhe në këtë fushë.

Please follow and like us: